• |
ide | kryesore

Shkarkohet Setien, trajner do të jetë Koeman: Bartomeu lajmëron asamblenë zgjedhore

-Instant, F1, Sport



Barcelona ishte në pritje të zhvillimeve të rëndësishme pas mbledhjes së kryesisë në Camp Nou. Cështjet në rendin e ditës ishin shumë: shkarkimi i Setien, zgjedhjet presidenciale, drejtuesit e rinj sportivë e zgjedhja e trajnerit. Mbledhja zgjati më shumë se 4 orë dhe nga ajo që është bërë e ditur është zyrtarizimi i lamtumirës së teknikut Setien e zgjedhja e trajnerit të ri: Ronald Koeman. Klubi e ka njoftuar shkarkimin e teknikut, që dështoi në të gjithë objektivat sezonalë, përmes një postimi në faqet zyrtare të klubit.

Sipas shtypit spanjoll, njoftimi i hollandezit është cështje orësh e do të ndodhë pasi të zgjidhë kontratën me Federatën e vendit të tij. Për të është gati një kontratë 2 vjecare. Tekniku i Hollandës e kishte refuzuar Barcelonën në janarin e kaluar sepse nuk donte të hiqte dorë nga Euro 2020 me kombëtaren e tij. Këtë herë, presingu i drejtuesve blaugrana ka qenë vecanërisht bindës…

BARCELONA, ZGJEDHJET NË 15 MARS
Sipas asaj që bën të ditur ‘Sport’, Josep María Bartomeu nuk ka dhënë dorëheqjen si president i Barcelonës e do të përfundojë mandatin e tij. Kështu, Bartomeu ka vendosur edhe për këshillin e ri administrativ të klubit. Pas një debati intensiv, në të cilin janë vlerësuar opsione të ndryshme, cda ka vendosur të mbështesë propozimin e Bartomeut për të konsumuar mandatin e për të thirrur zgjedhjet menjëherë, duke menduar 15 marsin 2021 si datën e duhur: fjala e fundit i përket Asamblesë së ortakëve e parashikuar në tetor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *