• |
ide | kryesore

Video/ Lautaro i pandalshëm: Inter sheh finalen, në gol edhe Lukaku

-Instant, Sport, Video



Goli i 21 sezonal për Lautaro Martinez, që vulos kalimin e Inter në finalen e Europa League me golin e tretë kundër Shakhtar Donetsk. Sulmuesi zikaltër është treguar spektakolar në përdorimin e topit, kontroll me të majtën e goditje me të djathtën, duke mos i lënë asnjë mundësi Pyatov. Ukrainasit vazhdojnë të bëjnë gabime dhe nga një i tillë lindi edhe aksioni që solli dygolëshin personal të argjentinasit.

Por katër minuta pas Martinez, në të 78, në listën e golashënuesve futet edhe Lukaku. Belgu shënon golin e katërt në asist pikërisht të argjentinasit, duke e bërë formalitet tashmë finalen kundër Sevillas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *