• |
ide | kryesore

VIDEO/ Plagoset në rrethana misterioze 31-vjeçari në Patos

Arkiva, Lajme, Të fundit, Video



Një 31-vjeçar i identifikuar si Klajdi Sulo, banues në Patos është plagosur me armë zjarri. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 19:00.

Mësohet se Sulo është dërguar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen rrethanat e plagosjes, apo se kush mund ta ketë plagosur të riun.

Policia e Fierit ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe thotë se po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *