• |
ide | kryesore

3 ushqime që nuk duhen konsumuar para gjumit

-Instant, F1, Stil



1.Akullorja

Me përmbajtje të lartë sheqeri, duke konsumuar akullore trupi do të furnizohet me energji, që organizmi nuk mund ta djegë në orët e vona të darkës. Kështu, rezervat e tepërta të sheqerit do të shndërrohen në masa dhjamore, që askush nuk do t’i dëshironte t’i kishte me tepricë.

2.Majdanozi


Ndoshta ju surprizon që përfshihet në listë, por ky produkt ndikon në shkarkimin e ujit nga organizmi. Konsumimi i majdanozit në darkë do të bëjë që të zgjoheni disa herë gjatë natës për të urinuar, çka do të shkaktojë lodhje dhe gjumë të çrregullt.

3.Makaronat


Janë një zgjidhje sa e shpejtë, aq dhe e shijshme, por të klasifikuara si karbohidrate, gjatë pasivitetit të gjumit, organizmi do të prodhojë rezerva dhjami të tepërta. Nuk duhet harruar se makaronat zakonisht shoqërohen me përbërës shtesë, si djath apo vaj ulliri, të cilat do ta përkeqësojnë sistemin tretës. Indeksi i lartë glicemik në këtë produkt është gjithashtu ndikues negativ, pasi rrit rrezikun për shfaqjen e diabetit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *