• |
ide | kryesore

Arbitri tek makina e të vërtetës për pafajësinë: njerëzit e pushtetit dalin hapur në Rusi

-Instant, Sport



Makina e të vërtetës për arbitrin. Duket si film, apo fantazi, por është realiteti me të cilin Vasily Kazartsev rrezikon të mos arbitrojë më në divizionin e parë rus. E gjithë ndodhi në Spartak Moskë-Sochi, java e dytë e Russian Premier League. Gjatë ndeshjes së të shtunës në Otkritie Arena në kryeqytetin rus, Kazartsev fërshëlleu një penallti në të 88 për Sochi me rezultatin 2-1 për Spartakun. Gigot, mbrojtësi i Spartak, rrëzoi në zonë anësorin e Sochi Nemchenco. Penalltia e dyshimtë tërboi Spartakun.

Kazartsev akordoi penalltinë pas konsultës me Var, vetëm se nuk shkoi të shihte pamjet. I besoi asistentëve në sallë e sinjalizoi penallti. Sochi barazoi 2′ nga fundi e presidenti Leodin Fedun, manjati i gazit e mik i Putin, kërcënoi menjëherë se do të tërhiqte Spartakun nga kampionati.

Fedun e ka kritikuar gjithnjë përdorimin e Var nga arbitrat, por është kaq i fuqishëm sa e ka bindur presidentin e federatës ruse Alexander Dyukov të marrë një vendim historik: të pezullojë arbitrin e asistentin e Var (Alexey Eskov) për ti nënshtruar ata në makinën e të vërtetës. Gjithcka e vërtetë, por ka edhë më tepër: nëse testi dështon, të dy rrezikojnë të mos arbitrojnë më kurrë një ndeshje të divizionit të parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *