• |
ide | kryesore

Detaje nga ekzekutimi në Shkodër, autori sportist si viktima

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbulohen detaje nga ekzekutimi me kallashnikov i futbollistit 23-vjeçar në Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrethana ende të paqarta, ndërsa Policia tha se ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit.atentat-shkoder

Burime nga Policia thanë se Gledis Kraja u plagos rëndë rreth orës 21:55 në Shkodër, ndërsa ndërroi jetë pak minuta më vonë në spital. Ai ishte qëlluar me 4 plumba dhe nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Sipas Policisë, ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen “Daniel Matlija”, pranë një marketi dhe dyshohet se arma e përdorur është kallashnikov. Policia ka shkuar në vendngjarje, ku kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Viktima Gledis Kraja ishte i regjistruar në faqen zyrtare të FSHF-së, ndërsa vendlindja e tij është Lezha. Ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë, por Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, që sipas burimeve është shtetasi Sebastjan Smakaj, edhe ky sportist. Sipas të njëjtave burime, Smakaj ishte shpallur kampion i “Taekwondo” për peshën 80 kg në vitin 2015, si pjesë e klubit “Vllaznia Taekwondo”.

Ngjarja

Rreth orës 21:55, Policia e Shkodrës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Daniel Matlija”. Burimet thanë se i riu Gledis Kraja mbeti fillimisht i plagosur me armë zjarri dhe më pas ndërroi jetë në spital.Gledis Kaja 1

Forcat e Rendit kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat, identifikuar dhe kapur autorin. Kraja po udhëtonte me një veturë në lagjen “Perash” të Shkodrës, kur u qëllua nga mjeti tjetër.

Autori i dyshuar, që sipas Policisë është Sebastjan Smakaj, vëllai i të cilit ishte shok me viktimën, i ka drejtuar automatikun dhe ka filluar të qëllojë. Dallohet qartë se plumbat kanë tejshpuar xhamat e automjetit, i cili duket se ishte në pronësi të një firme private, pasi lexonte “Dizinfektim- Dezinsektim- Deratizim”.

Pikërisht në këtë automjet Kraja mbeti i plagosur, teksa ndërroi jetë prej plagëve të marra në Spitalin Rajonal të Shkodrës. “Rreth orës 21:55, në lagjen ‘Daniel Matlija’, pranë një marketi, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi G.K., 23 vjeç, banues në lagjen ‘Perash’, Shkodër, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSH-së kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit”, tha zyrtarisht Policia, shkruan panorama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *