• |
ide | kryesore

Elizabeth Debicki në rolin e Princeshë Diana në “The Crown”.

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Elizabeth Debicki do të luajë Princeshë Diana në sezonet pesë dhe gjashtë të “The Crown”.

Debicki do të bashkohet me një kast të ri për serialin që përfshin: Imelda Staunton si Mbretëresha Elizabeth, Lesley Manville si Princesha Margaret dhe Jonathan Pryce si Princi Philip. Emma Corrin do të luajë Dianën  deri në sezonin e katërt të dramës, por Debicki do të marrë pjesën për atë që sigurisht do të jenë kapitujt më dramatikë të personazhit.Sezonet pesë dhe gjashtë pritet të jenë sezonet e fundit të shfaqjes, ndërkohë që ende nuk është njoftuar data e premierës së sezonit të katërt.“Shpirti i Princeshës Diana, fjalët dhe veprimet e saj jetojnë në zemrat e kaq shumë njerëzve”, tha Debicki në Twitter. “Është privilegj dhe nder të bashkohem me këtë seri mjeshtërore, e cila më ka bërë të fiksohem absolutisht nga episodi i parë”.Debicki, ka luajtur në filmat:“The Great Gatsby”, “The Heresy Burger Orange” dhe “Guardians of the Galaxy Vol 2”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *