• |
ide | kryesore

Filmimet duke thithur kokainë/ SPAK tërhiqet nga hetimi për Lefter Allën

-Instant, Lajme, Të fundit



SPAK ka pushuar hetimet për ish kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla. Hetimet ndaj Allës nisën në janar të këtij viti, menjëherë pas publikimit të një videoje, ku pretendohej se Alla shfaqej duke konsumuar kokainë në banakun e një lokali. Ndaj ish-kryebashkiakut rëndonin dyshimet për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike.

Ai u thirr me urgjence në SPAK për të dhënë shpjegime rreth videos, ku deklaroi se nuk mbante mend të kishte patur episode të tilla dhe se ai filmim nuk kishte të bënte me të.

Mes të tjerave Alla, i ka kërkuar prokurorisë ti vinte në dispozicion një filmim me të qartë, me qëllim që të mund të jepte shpjegime te detajuara, dhe ka theksuar se nuk i njeh personat e tjerë të shfaqur në video.

Në kuadër të hetimit, kryebashkiaku iu nënshtrua dhe testit të drogës, prej nga rezultoi se ai nuk ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Prokuroria urdhëroi gjithashtu dhe ekspertimin teknik të videos ku pretendohej se shfaqej Alla.

Sipas “News 24”, në dosje thuhet se ekspertët dolën në konkluzionin se filmimi nuk është marrë drejtpërdrejtë nga pajisja regjistruese, por është regjistruar me aparat celular, nga ekrani i një kompjuteri, ndaj për këtë këtë arsye, nuk mund të përcaktohet qartë data dhe ora reale e regjistrimit, si dhe nuk mund të identifikohen personat që shfaqen në të.

Sipas prokurorit Nakuci, cështja penale duhet pushuar, pasi fakti nuk përmban elemente të veprës penale.

Dosja i është dorëzuar gjykatës së Posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe pritet që në shtator gjykatësi, Sandër Simoni të dalë me vendim.



7 Comments

  1. Dmth spak eshte thjesht zyre verifikimi dhe jo organ i specializuar kunder korrupsionit dhe krimit orgamizuar. Dhe mendoni qe keta do paguhen me taksat tona per te ruajtur xhepat tane. Nqs eri dje na kane futur doren ne xhep zyrtaret, keta do na i shkepin fare

  2. Vari lesht. Ketu eshte bere m… mullar saqe ste ben me pershtypje asnje gomarllek shteteror.
    Shtet me Spakun ne xhep eshte te keqen e Meksikes e Kolumbise.

  3. Ka marr persiper karavidhe rama tja boj XXX. Nuk te le me ngrejt koke po i preke tentakulat mafioze poltike.

    C’te bej SPAKU?

    Politikanet i denojne per flliqsirat e tyre kur jane 90 vjec, keshtu ndodh ne gjithe boten me te korruptuarit.
    Mos shpresoni se SPAK apo Amerika do rregulloje gjakun apo genin hajdut, korruptiv Shqiptar.

  4. Aspak SPAK

    Beje analozen 3 jave me vonese normal qe sdel gjurme kokaine

    Hetim i percipte per te la.gojen . Ky eshte perdorues kokaine por nuk e gjen dot sapllaku

    Sidoqofte ata komisioneret e vdek shpetuan, ceshtja u pushua. Ndersa dako dmth gjushi dhe nicja shijojne akulloren…jam akullore hahah

  5. Jo spak ofl e dreq e shejtan te bejne keta bashk gjasme dhe me te hujt por cfar do me bere shqiperia esht prostituta e fuqive te huaja qe fshijne prapanicen me “kasollen tone shqipri” saher qe tu doje palla atyre
    Troc shqiperia nuk egziston sa te jene keta ps pd lsi… ne pushtet tradhetaret dhe mafiozet me te medhenj te kamufluar me “ligje”
    Ishalla shembet ai parlament e i ze te gjithe brenda pa perjashtim
    ISHALLA

  6. trimi i mir me shok shum.ose sot prostit.mire me prostit. shume.epo welcome to liri demonkracin made in amer.dhe eu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *