• |
ide | kryesore

Finalja e bën Conte të harrojë: “Përqafimi me Marotta? Në atë moment ndjeja disa gjëra e i thashë”

-Instant, Sport



“Duhet ti them bravo lojtarëve, e kisha shumë të rëndësishme këtë ndeshje, e bëmë të dukej Shakhtar një skuadër normale, nuk i lamë të luanin”. Antonio Conte bën elozhe për Interin e tij pas fitores së madhe kundër ukrainasve e arritjes së finales së Europa League. “Kanë kualitet të madh në zotërimin e topit e ne u treguam të aftë se i bëmë të vraponin, i bëmë të mbroheshin. Luajtëm një ndeshje europiane me kurajë e në mënyrën e duhur, jam shumë i kënaqur, djemtë më kanë dhënë gjithcka e merita i shkon atyre. Shumë lojtarë luajnë për herë të parë të tilla ndeshje të rëndësishme, në një kompeticion në të cilin prej kohësh nuk jemi protagonistë. Tani është Sevilla, që ka eksperiencë të madhe por ne kemi uri, entuziazëm, dëshirë për të befasuar. Të rekuperojmë energji e ti japim lumturi tifozëve tanë, që do jenë krenarë për këtë lojtarë që po japin shpirtin në fushë”.

“Përqafimi me Marotta? Nuk më vjen të kthehem të flas për disa situata. Në atë moment ndjeja disa gjëra e i thashë. Ajo që them është gjithnjë konstruktive, pastaj disa gjëra zmadhohen nga shtypi, por nëse duam të jemi Inter duhet ti kalojmë ca gjëra – vazhdoi Conte – Jam një person që të sheh në sy. Them atë që mendoj gjithnjë në mënyrë konstruktive”.

Tekniku zikaltër ka edhe ndonjë guralec për të hequr nga këpucët dhe sidomos me kritikat që shpërthyen pasi në një moment të kampionatit Juventus iu shkëput nga sytë: “Unë besoja në faktin se mund të bënim një finale sezoni prej protagonisti në kampionat e në kupa. Në kampionat patëm dy rrëshqitje të pajustifikueshme me Bolonjën e Sassuolon. Por mëson nga gjërat negative. Gjeta një grup të disponueshëm në të gjithë këndvështrimet. E mbyllëm një pikë larg Juves, duke patur edhe shumë statistika më të mira se të tyre. E tani luajmë Finalen e Europa League”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *