• |
ide | kryesore

Franca frikësohet sërisht nga Koronavirus: shtyhet ndeshja inauguruese e Ligue 1

-Instant, Sport



Ndeshja që duhet të hapte, të premten në 19, kampionatin e Ligue 1 francez, mes Olympique Marseille e Saint-Etienne, është shtyrë për shkak të katër rasteve pozitive me Covid-19 në radhët e lojtarëve të OM. Rreth 30 lojtarë janë aktualisht pozitivë me koronavirus në divizionin kryesor francez që duhet të fillojë pas tre ditësh. Rregullat e Ligës imponojnë shtyrjen e një ndeshje nëse katër ose më shumë lojtarë të një skuadre rezultojnë pozitivë.

Për këtë arsye, komisioni i kompeticioneve të LFP ka vendosur të shtyjë sfidën për të mërkurën 16 ose të enjten 17 shtator, gjithnjë duke patur parasysh gjendjen shëndetësore të lojtarëve.

Ndërkohë, pas Marseille edhe Nimes duhet të bëjë llogaritë me rastet e reja të Covid-19. Klubi francez ka njoftuar dy raste të tjera pozitivë brenda stafit të tyre. Në 14 gusht klubi kishte zbuluar rastin e parë të dyshuar, që kishte shtyrë Nimes të anullonte miqësoren kundër Dijon, e parashikuar për të nesërmen. Kështu, është e mundshme edhe një shtyrje e sfidës së parë të kampionatit të ‘Crocs’ kundër Brest, parashikuar përtë dielën në orën 15.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *