• |
ide | kryesore

Krerët e BE samit të posaçëm për protestat në Bjellorusi, Lukashenko nën presion

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së mblidhen për të diskutuar si mund të ndërmjetësojnë në krizën në Bjellorusi.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka ftuar kryetarët e shteteve dhe të qeverive për një samit ku do të diskutojnë të mërkurën se si mund të shtohet më shumë presioni ndaj Presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. “Qytetarët e Bjellorusisë kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre dhe të zgjedhin lirisht udhëheqjen e tyre,” shkroi Michel në twitter. “Dhuna kundër protestuesve është e papranueshme dhe nuk duhet të lejohet.”

Me ftesën për samitin Charles Michel i përgjigjet kërkesës së Polonisë dhe të Republikës Çeke, të cilat kërkuan javën e kaluar gjatë takimit të ministrave të Jashtëm për Bjellorusinë mbajtjen e një samiti të liderëve të BE-së në mënyrë që deklaratave të BE-së t’u jepet më shumë peshë politike.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe Presidenti francez Emmanuel Macron kritikuan ashpër udhëheqjen në Bjellorusi. Steinmeier tha në Berlin, se e admiron guximin e njerëzve që dalin në rrugë për të demonstruar në mënyrë paqësore.

“Unë i bëj thirrje Presidentit Lukashenko të nisë rrugën e bisedimeve dhe të mos mbështet tek dhuna, por tek dialogu. Unë i bëj thirrje ushtrisë bjelloruse të mos mëkatojë duke përdorur dhunë kundër popullit të vet.” – tha Frank-Walter Steinmeier. Kurse Presidenti francez Emmanuel Macron tha se BE-ja duhet të mbështesë qindra-mijëra bjellorusët, që po demonstronin paqësisht për lirinë dhe sovranitetin e tyre.

BE-ja mund të vendosë sanksione të ashpra

BE-ja nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit prej të cilave Aleksander Lukashenko pretendon se ka fituar 80 përqind të votave. Opozita e akuzon atë për falsifikim të votimeve. Kandidatja e opozitës, Svetlana Tihanovskaja u detyrua të kërkonte strehim në Lituani, prej nga po drejton veprimet e opozitës dhe është e gatshme ta udhëheqë vendin.

Deri tani BE-ja ende nuk ka kërkuar qartë dorëheqjen e presidentit bjellorus, i cili ka sunduar në mënyrë autokratike që prej 26 vjetësh. Kjo mund të ndodhë të mërkurën (18.08). Sidoqoftë vendimet e samitit duhet të merren me konsensus. Dhe qeveria hungareze, e cila deri tani ka pasur marrëdhënie të mira me Aleksander Lukashenkon, mund të dalë kundër. Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto u shpreh javën e kaluar gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së për një dialog më të mirë me Minskun.

Rishqyrtim i zgjdhjeve nga OSBE-ja

Disa shtete të BE-së kërkojnë që zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi të përsëriten në kushte të lira dhe të ndershme. Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert tha se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) duhet të angazhohet në rishqyrtimin e zgjedhjeve.

Bjellorusia, të gjitha shtetet e BE-së, Rusia dhe SHBA janë anëtare të OSBE-së. Sidoqoftë ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme presidenciale, OSBE-ja nuk mundi të dërgonte vëzhgues në Bjellorusi këtë herë. Meqë Gjermania është aktualisht Presidente e radhës e BE-së kancelarja Angela Merkel ka pasur gjatë fundjavës kontakte me shumë partnerë për të diskutuar për situatën, tha zëdhënësi i qeverisë. /DW



10 Comments

  1. YMER GELBAZA DHE BATON HAXHIU DO TE KALOJN CA MBREMJE NE HOTEL ME RICHARD GRENELL thotë:

    KY ESHTE SI EDI RAMA DHE ALEXANDER VUCIC REGJIM TE MBESHTETUR ME KRIMIN DHE KORRUPCIONIN

  2. Kreret e BE per Bjellorusine mbajn samit, per protestat ne Shqiperi nuk e kane rujt shume se kane me ke i vjedhin eurofondet ketej nga ne. Bjellorusia do behet shume shpejt pishman per perqafimin e pseudo vlerave dhe demokracine perendimore. Nese perendimi i fut hundet me shume seç i takon ka shume mundesi bjellorusia te aneksohet nga rusia, histori e ngjashme me unkrainen.

  3. Te dergojne krietarin e osbe…
    Por jo tani, sa te mbaroje pushimet, se do i zgjase edhe dy jave te tjera nga qe nja 2 dite ja harxhuan me kapshticen

  4. Nje njeri qe ka 26 vjet ne pushtet dhe qe e dine te gjithe qe i ka vjedhur zgjedhjet, nje diktator qe nuk ka lidhje me te drejtat e njeriut por prap Gjermania flet per dialog?WTF?! Ky eshte mesazh shume i qarte per ne, gomarin vetem i zoti e qeron nga zyra. Per te thene teresisht te verteten, opozita atje eshte e mbeshtetur nga Soros, dhe edhe per kete arsye nje pjese e mire e atyre ne protesta duken pederaste sepse atje pederastia eshte krim. Pra Gjermania kur nuk nderhyn me duket se nuk mbron as Ramen, as Sorosin por paafesine e vet.

  5. O lum si ne Be na urdheron te bejme votime me nje parti.
    Opozita ben nji hap para ,dy hapa mbrapa.
    Komisioneret bythgrisur Jane burgun
    Mire Ju behet edhe ketyre muterve Burg te bejne.

  6. Kur jane te djathte, antisorros ngrihet ne kembe gjithe be-ja. Kur diktatoret jane te majte, pro-sorroiste, nuk pipetin kush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *