• |
ide | kryesore

Në xhami pa reçipeta, Amber Heard përballet me fansat e zemëruar

-Instant, Paparazzi, Slider



Amber Heard, ka qenë në qendër të kritikave së fundmi dhe shkak është bërë vizita e saj në një nga xhamitë e Turqisë. Aktorja, e cila ndodhet në Stamboll, postoi disa foto të shkrepura në xhami, por shumica e njerëzve e kundërshtuan plotësisht veshjen e saj.

34-vjeçarja, është akuzuar se ka vendosur “Hijab-in thjesht për aksesor” sepse krahërori dhe qafa e saj janë zbuluar. Të tjerë kanë vënë re që aktorja ka qenë pa reçipeta dhe kanë nxituar të thonë se ajo nuk ka respekt për vendin ku ndodhet dhe kulturën. “Amber Heard nuk ka respekt as për fenë dhe as për kulturën dhe këtë e kemi vërtetuar shumë herë. Poston teksa viziton një xhami. Përdor një Hijab si aksesor mode. Flokët dhe qafa e zbuluar dhe nga ana tjetër pa të brendshme.”- shkruan dikush nga ndjekësit.

“Me të vërtet Amber u fut në një xhami në Stamboll me thithkat që i dukeshin? Çfarë mungese respekti!”- shkrujnë të tjerë.

Kritikat morën përmasa aq të mëdha, sa vetë akorja u detyrua t’i përgjigjej një artikulli që shkruante për veshjen e pavend të saj në xhami.

“Kushdo që ju ka paguar për ta shkruar këtë, s’është paguar mjaftueshëm. Do t’jua bëj pak më të thjeshtë, Xhamitë janë vende të vërteta. Po ashtu janë muzeumet dhe kishat. E njëjta gjë për shajet e kokës (që shpesh kërkohen të vendosen para se të hysh për t’i vizituar). Misteri u zgjidh.” Heard ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të raportit problematik ende të pambyllur me Johnny Depp. Sipas saj, Depp ka e ka dhunuar fizikisht dhe mendërisht gjatë martesës së tyre, pavarësisht se ky i fundit s’pranon asnjë nga akuzat.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *