• |
ide | kryesore

“Nuk jam një vrasës, Morbidelli më kërkoi ndjesë”: Zarco mbrohet pas aksidentit të frikshëm

-Instant, Sport



Morbidelli i kërkoi ndjesë që e quajti “gjysëm vrasës”, Rossi pati një debat të gjatë me të. Johann Zarco kërkon të mbrohet në lidhje me incidentin e tmerrshëm të shkaktuar të dielën në garën e MotoGP në Spielberg. “Franco më kërkoi ndjesë për ato fjalë, por pasi e pa videon në të nxehtë e kishte interpretuar sikur e bëra qëllimisht për ta bllokuar. I thashë se nuk mund ta bëjë kurrë e se për mua as nuk e kisha marrë trajektoren shumë gjerë. Pasi e kalova nuk mund të qendroja kështu në të majtë, duke frenuar u spostova disi dhe ai edhe për shkak të shpejtësisë u befasua”, ka shpjeguar ai për Gazzetta dello Sport.

“Pas rrëzimit isha nën shock. Pamjet nuk mu desh ti shihja një mijë herë për të konfirmuar atë që e dija praktikishit. Është e lehtë të kritikosh dikë e të bëhesh i keq me fjalët, por nuk duhet të kondicionohem. Në garë duhet të jesh agresiv, por të bllokosh dikë me 300 në orë e ta rrëzosh, këtë jo. E sidoqoftë e përsëris, nuk bëra këtë. Ishte një aksident e ndihem i pafat”, shtoi ai.

Për Zarco, ndërkohë, me shumë mundësi nuk do të ketë Zeltëeg të dielën e ardhshme për shkak të frakturës së pësuar gjatë rënies. “Bashkë me Ducati vendosëm të operohem. Ndërhyrja do të bëhet të mërkurën në mëngjes në Modena nga doktorët Tarallo e Catani. Pas operacionit do të kthehem në Austri për të parë si ndihem, nëse do të më konsiderojnë të shëndetshëm e me shumë mundësi ta provoj”, ka njoftuar piloti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *