• |
ide | kryesore

Paris Hilton rrëfen traumën e fëmijërisë në dokumentarin e saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Paris Hilton publikoi një trailer në YouTube të dokumentarit të saj të ardhshëm të quajtur “This Is Paris”, me nëntitull “The Paris You Never Knew”.

Në fragment, Paris la të kuptohet për një përvojë traumatike të fëmijërisë që ajo e mbante sekret nga familja e saj – madje edhe nga motra Nicky Hilton.Klipi fillon me Paris në shtëpinë e saj së bashku me qenin, përpara se të shfaqen imazhet dhe videot e saj duke pozuar në tapetin e kuq teksa thotë, “ndjehem sikur e gjithë bota nuk më njeh mua. Askush me të vërtetë nuk e di kush jam”.Me pas Hilton drejtohet nga kamera dhe thotë, “Më falni që jam mësuar të luaj një personash dhe është e vështirë për mua të jem normal”.Motra e saj, Nicky Hilton e pyeti nëse ishte e lumtur, dhe Paris ‘tund’ kokën duke thënë po, më vonë duke shtuar, ‘ndonjëherë,’ me të qeshur.“Unë as nuk e di se kush jam ndonjëherë. Nuk ka qenë kështu. Diçka ndodhi me fëmijërinë time për të cilën nuk ka folur me askënd”.Klipi tjetër tregon Nicky dhe Paris të ulur teksa Nicky thotë: “Unë vetëm dëgjova duke bërtitur. Vrasje e përgjakshme”.Paris është parë më pas në një skenë tjetër duke u thënë prindërve të saj për këtë: “Nuk mund t’ju tregoja për këtë sepse çdo herë që përpiqesha, do të ndëshkohesha prej tyre.Unë ende kam makth për këtë. E vetmja gjë që shpëtoi mendjen time është të mendoj se kush kam dashur të bëhem kur u largova prej andej”.“This is Paris”  do të publikohet i plotë në YouTube më 14 shtator.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *