• |
ide | kryesore

Serbja nga Beogradi që pushoi në jug habit me rrëfimin e saj: Nuk i njihni shqiptarët

-Instant, Arkiva, F1, Stil



Neveni Šunjevarić, 30 vjeçe nga Beogradi zgjodhi Shqipërinë për pushimet e saj verore. Gjatë sezonit të verës, Nevena vizitoi vendet më të bukura në Shqipëri, dhe zbulon si e kaloi verën në një vend që, siç thotë ajo, në Serbi kurrë nuk ka dëgjuar ndonjë fjalë të bukur për të.

“Vendosa të shkoj me pushime në Shqipëri nga kurioziteti dhe në mënyrë që të zbuloja destinacione të reja, akoma jo të pëlqyeshme dhe të arritshme për ne. Në internet, kryesisht në faqet e huaja, mësova për ofertën e tyre dhe turizmin, deti shqiptar më dukej shumë i pastër nga fotot, kurrë nuk dyshoja nëse do të shkoja, edhe pas komenteve negative dhe skeptike nga mjedisi, të cilat më dhanë adrenalin dhe motivim shtesë për të shkuar në Shqipëri ”, – rrëfen ajo për gazetën serbe “Blic”.

“Në udhëtimin tim të parë për në Shqipëri, unë isha në tre vende të ndryshme: Vlorë, Borsh dhe Sarandë, sepse në 10 ditët që kalova atje, kam dashur të shoh dhe të përjetoj sa më shumë të jetë e mundur. Vlora është një qytet turistik shumë i zhvilluar, me një shëtitore të mrekullueshme përgjatë detit, me shumë restorante me peshk deti të freskët me çmime shumë të përballueshme. Borshi është një fshat i bukur simpatik pa turma, i cili është më i bukuri nga tre vendet që vizitova”, shprehet ajo.

Nevena tregon edhe si ishte mikpritja nga pushuesit shqiptarë teksa tregon se të gjithë e kanë pyetur për situatën në Serbi.

“Nuk ka shumë turistë nga Serbia në Shqipëri, kështu që ata janë kryesisht entuziastë dhe shumë të sjellshëm me ne, të moshuarit na kuptojnë dhe unë mund të komunikoja me ta. Ata kryesisht pyesin për situatën në Serbi dhe standardin tonë dhe nëse është hera e parë që vizitoj vendin e tyre. Nuk dëgjuar absolutisht asnjë koment negativ dhe as kam pasur përvoja negative”, u shpreh ajo.

Nevena thotë se sapo situata me pandeminë të përmirësohet do të kthehet sërish në Shqipëri.

“Çmimet janë më se të favorshme për standardin tonë, shumë herë më të favorshme sesa në Kroacinë fqinje. E vetmja gjë negative që duhet të them është prania e madhe e maceve dhe qenve endacakë në plazhe. Kjo është e vetmja gjë që mund të veçoja si e keqe, por kur mbledh të gjitha përshtypjet, është e bukur të kalosh verën atje. Do ta vizitoj përsëri Shqipërinë, kjo është e sigurt, sa më shpejt që situata të ma lejojë”, – përfundon rrëfimin ajo.

Nevena iz Beograda letovala u Albaniji i ostala u NEVERICI: Svi ...



6 Comments

  1. Po pse nuk e dine mediat ne shqiperi qe sherbimet ne serbi, maqedoni dhe greqi prej me shume se 30 vitesh shperndajne dizinformacione per shqiperine e shqipetaret! Personalisht me ka qelluar disa here te udhetoj tranzit si ne serbi dhe maqedoni. Kur me pyesnin se cili eshte destinacioni final dhe u pergjigjesha shqiperia, menjeher hynin ne rol e shpreheshin te çuditur se çfare do beja ne shqiperi. Recitimi i tyre me zell e pasion ishte ky: ai eshte vend pa rruge e pa polici, atje te grabisin makinen dhe cfare ke me vete dhe te rrezikohet jeta nga njerez brutal, hotelet jane mizirje, etj si keto. Mi thonin keto nga qe kam pasaporte te huaj prej 25 vitesh e nuk e kuptonin nga emri qe isha shqipetar. Per fat te keq keto i kam degjuar dhe kur ja thonin te huajve te tjere kryesisht perendimor, se qytetaret e tyre i brymosin qe ne veze neper shkolla e media me propagande antishqipetare. Prandaj prononcimi i turistes serbe nuk perben lajm prej vitesh. Ndoshta sherbimet, ambasadat dhe perfaqesite tona diplomatike nuk e bejne punen siç duhet per te informuar dhe parandaluar nje lufte te ashper propagandistike ndaj nesh, qe ne linja te pergjithshme na ka kushtuar shume.

  2. Or mik edhe ti mos u cudit se edhe disa nga keto qendrojne zotrote .police dhijaresh qe po pane nje makine me targa te huaja te qepen si muti pas kepuces per te vene gjobe,makinen mos ta marrin ta djegin si ate qe dogjen atij shqiptarit nga Maqedonia a nga Mali i ZI nga ishte ,Neper restorante ka nga ata pronare monstrash si ai i Himares qe beri sherr me Spanjollet per nje peshk.Por atij ju be mire se per nje plesht dogji tere jorganin.

  3. Kam qene ne Beograd, 1 dite.

    Sigurisht qe popujt ne pergjithesi jane te manipulueshem.
    KISHA SERBE SIDOMOS por dhe komunizmi shqiptar me Enver Hoxhen, kane thelluar konfliktin shqiptaro-serb.

    Pastaj individe te sjellshem ka cdo popull

  4. U bene ardhacaket Serb te flasin per vendaliun.,tutje rrace pushtuesi rrace muti Serbo Ruset jane rraca me ndyre.???

  5. Po për manallin shqiptar kishte ndonjë koment Nevena… me siguri i ka pëlqyer shumë dhe ndaj ka vendos të vijë përsëri për pak manall bio??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *