• |
ide | kryesore

U tall me Gasperinin, Materazzi ‘i hidhur’ me Domenech: “Hoqe Ribery e Henry atë natë. Bëje tifo për ne?”

-Instant, Sport



“Gasperini, faleminderit për zëvendësimet. Një legjendë që trajnerët italianë janë më të mirët”. Fjalët tallëse ndaj Gasperinit të thëna nga ish-tekniku i Francës Raymond Domenech pas eleminimit të Atalantës nga ana e PSG kanë krijuar diskutime të forta, sidomos nëse përpara se të fliste francezi do ishte kujtuar për mbrëmjen e Berlinit në 2006-ën, ku Italia u kurorëzua kampione e botës pikërisht përballë Francës së tij.

E protagonisti i asaj finale, Marco Materazzi, ka replikuar ndaj ish-trajnerit të Francës, në rrjetet sociale, duke i dalë në mbrojtje Gasperinit: “Na shpjego pak përse atë mbrëmje zëvendësove Vieira, Ribery e Henry. Bëje tifo për ne?”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *