Teksa në të gjithë botën vijojnë prek muajsh të numërohen çdo ditë viktimat e koronavirusit dhe qeveritë të lajmërojnë rikthimin e masave shtrënguese, ajo që po ndodh në qytezën kineze të Wuhan, vatrën e parë të covid-19 ka habitur të gjithë. Kjo për shkak të pamjeve që kanë bërë xhiron e rrjetit të një feste masive në parkun “Whuan Maya Water Park” ku ishin mbledhur mijëra persona që nën muzikën e lartë kërcenin e këndonin …pa maska.
Në këtë qytet karantina përfundoi në 8 prill dhe nga ai moment çdo gjë ka qenë pothuajse e lejuar, siç janë edhe festa të tilla. Për të pasur sa më shumë pjesëmarrje organizatorët kanë shitur edhe bileta me gjysmë çmimi. Video është bërë virale dhe ka ngjallur mjaft zemërim në botë.
Wuhan është kryeqendra e provincës së Hubei, një nga më të populluarat në Kinën qendrore. Rastet e para me covid aty u shfaqën në dhjetor 2019 dhe në 11 janar u konfirmua vdekja e parë. Epiqendra ishte një treg kafshësh të gjalla megjithëse autoritetet nuk e pranuan asnjëherë.
Në 20 janar u bë deklarata e parë nga presidenti kinez Xi Jinping kur epidemia i kishte kaluar kufijtë e vendit. Në 30 janar OBSH deklaroi “emergjencën shëndetësore globale”. Tashmë Kina kërkon të hedhë pas të shkuarën. Një vendim i dhimbshëm teksa mendon që në vendet tona ende e ardhmja është e pasigurt. ©LAPSI.al




Pse ca ka.ndryshe edi rama ne dhermi shqiptaret ne kakavije
Kinezert ne wuhan tu festu champion.league pa.tifoz
Edhe thoni.qe.rama nuk.eshte lider.global
Sigurisht qe do hapen dhe tregjet e lakuriqit. Perderisa bota nuk u bashkua kunder Kines se shpejti prisni Covid-22 apo maksimumi 23. E vetmja shprese per te izoluar mikrobet e Kines eshte nje fitore e perbindshme e Trump dhe e republikaneve ne Kongres.
Akoma beson te lakuriqi i nates??????
Shkencetaret kane fol prej kohesh per rrezikun e mutacioneve te viruseve neper tregjet e gjese se gjalle sepse udhetojne neper shume kafshe dhe behen rezistente dhe te afte per t’u pershtatur.Edhe nese ky virus doli nga laboratori nuk do te thote qe viruset nuk zhvillohen ne tregjet e gjese se gjalle. Por kjo nuk ka rendesi, rendesi ka qe Kina i ka hapur prap tregjet edhe pse pranon se virusi mund te kete dale nga atje. Me pak fjale po tall koqet me te gjithe pa vuajtur asnje pasoje.
QE KJO OSHT RREN E PASTER E KA KUPTU DHE GAMORI MOSHKULL JO MO KINEZET. E SHIFNI CA PO I BOJN LLUKASHENKOS SE U TREGU TRIM DHE JA NXORRI RRENEN SHESHIT. NJI GRIP TE ZAKONSHEM E KTHYN NE TMERR KOT.
Fiks, dhe na e bënë Lukashenkon diktator. Keshtu e bën Evropa baxhelle, kur nuk i pëlqen të ben “diktator” dhe i “keq”.
China Virus..
OK, i pari u infektia nga lakuriqi. Po tani qe kane kaluar kaq muaj dhe kemi mbi 20 000 000 raste, a ka ndonje rast te dyte nga lakuriqi?
Perlalla feminore,
Ne fakt, kur miliarda njerez besojne se Maria e virgjer lindi Jezusin, pse te mos besohet edhe kjo.
Shumë mirë e bejne kinezët, pa maska, ashtu festohet. O lapsi jeni bërë vegël e paster e propagandës qeveritare dhe të OBSH. Ose ju kanë bërë presion ose paguheni për të tilla “lajme”.
Po normal se kinezet kishin dhe virusin dhe antivirusin,