• |
ide | kryesore

Video/ Gjashtë vjeç e mbi 4 milionë ndjekës: Messi i vogël iranian firmos me Liverpool

-Instant, Sport, Video



Është gjashtë vjec, tifoz me Barcelonën e ka tashmë 4,1 milionë ndjekës në Instagram. Nuk është shaka, por historia e iranianit Arat Hosseini, i mbiquajtur “Messi i vogël”. Këtë herë vogëlushi nuk ka pridhuar lajm duke treguar aftësitë e tij të jashtëzakonshme futbollistike në rrjetet sociale, apo për demostrimin e addominaleve si Cristiano Ronaldo, por për dicka që mund të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e tij sportive. Po, sepse Arat po stërvitet në Liverpool Academy në Angli.

Kur vitin e kaluar familja vendosi të largohet nga Irani për tu transferuar në Merseyside, Erfan, babai 45 vjecar i Hosseini, tregonte se kishte shumë besim tek i biri. “Askush nuk është si Arat: është një dhuratë speciale e Zotit. Jam kaq krenar për të sepse është një fëmijë që do të bëhet krenaria e popullit iranian”, tha ai në atë kohë.

Nga ana e tij, Arat është shumë entuziast për një të ardhme të madhe në futboll: “Dua të jem futbollisti më i mirë në botë, edhe më i mirë se Messi e Cristiano Ronaldo. Dua ti thyej të gjithë rekordet e tyre”. Ambicja nuk i mungon, ndërkohë, iraniani, sipas Daily Star, është stërvitur fort që në moshën 1 vjecare për të arritur rezultatet e fizikun që ka sot. E gjithë cështja është nëse gjashtëvjecari më i fortë në botë me potencialin për tu bërë një yll, do të arrijë të bëhet vërtetë një yll!? Në Liverpool duken të bindur se po…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *