• |
ide | kryesore

Barcelona zyrtarizon trajnerin e ri: Ronald Koeman hollandezi i pestë në historinë blaugrana

-Instant, F1, Sport



Ronald Koeman e kishte menduar vetë ta zyrtarizonte kalimin tek Barcellona, ndërsa ishte në zyrat e Federatës hollandeze të futbollit për të zgjiedhur kontratën që e lidhte me Orange deri në 2022. Tani erdhi edhe komunikata e klubit blaugrana: Koeman pason kështu Quique Setién, i shkarkuar pas katastrofës europiane kundër Bayern Mynih, me firmën mbi një kontratë deri në 30 qershor 2022.

Në këtë aventurë të re Koeman do të ketë ndihmës bashkëkombasin Alfred Schreuder, ish-trajner i Hoffenheim e takticien i Ten Hag në sezonin e jashtëzakonshëm të Ajax vitin e kaluar. Në stafin e tij do të jetë edhe Henrik Larsson, ish-lojtar i Barcelonës kampion Europe në 2006. Për Koeman bëhet fjalë për një rikthim në shtëpi. Hollandezi ka qenë një legjendë e skuadrës blaugrana, ku ka luajtur nga 1989 në 1995 e me të cilën në 1992 fitoi Kupën e Kampioneve, duke mundur në finale Sampdorian në Wembley në kohën shtesë, me një gol të tijin, përvec katër kampionateve. Koeman është trajneri i pestë hollandez në historinë e klubit katalanas pas Rinus Michels (1971-75 e 1976-78), Johan Cruyff (1988 -96), Louis van Gaal (1997-00 e 2002-03) e Frank Rijkaard (2003-08).

Koeman e ka nisur karrierën si trajner pikërisht në Barcelonë si asistent e pastaj teknik i skuadrës B në 1998-99. Në Spanjë ka drejtuar më parë edhe Valencian, duke fituar Kupën e Mbretit, ndërsa nga 2018 ishte teknik i Hollandës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *