• |
ide | kryesore

Britney Spears kërkon që babai të mos jetë më kujdestari i saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Avokati i Britney Spears, Samuel D.Ingham III, deklaroi në një dokument ditën e hënë në Los Angeles se këngëtarja kërkon me këmbëngulje, që Jamie Spears, i ati i saj, të mos jetë më kujdestari i këngëtares.

Në vend të tij, ajo “preferon shumë”, që kujdestarja e saj të jetë Jodi Montgomery, sikurse ka qenë përpara disa vitesh, për gati një vit. Ajo kërkoi “që këtë rol ta marrë një profesionist ose një korpooratë”, me shumë gjasa një bankë. Sidoqoftë, këngëtarja nuk dëshiron t’i japë fund marrëdhënies tërësisht, sikurse kanë spekuluar fansat e Britney-t, me lëvizjen #FreeBritney, në rrjetet sociale.“Pa asnjë përpjekje për të mbyllur përfundimisht këtë marrëdhënie në të ardhmen, Britney do të donte që emërimi i zonjës Montgomery si kujdestare e saj, të bëhet  i përhershëm,” tha Ingham.Jamie dhe avokati, Andrew Wallet, u emëruan si kujdestarët e Britney-t në shkurt vitit 2007, pas divorcit të saj nga Kevin Federline, me të cilin ka dy djem,sie  dhe pas shpërthimit emocional që pati në publik. Jamie Spears, u tërhoq përkohësisht nga kompetencat e tij dhe i dha pozitën Jodi Montgomery-t pas një mosmarrëveshjeje. Pak kohë më vonë, Jamie u lirua nga çdo akuzë dhe u rikthye përsëri në pozicionin që kishte.Mongtomery, e cila është një konservatore (kujdestare) e licensuar profesionale në shtetin e Kalifornisë, ka vendosur të luajë rolin e saj në çështjen e këngëtares . Një seancë gjyqësore do të mbahet ditën e sotme, më 19 gusht.Jamie Spears, i ati i Britney-t, kohët e fundit iu drejtua fushatës #FreeBritney për herë të parë, duke thënë për Page Six më 1 gusht se është e gjitha një teori konspirative dhe “nuk është puna e askujt tjetër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *