• |
ide | kryesore

Kanye West do të sjell një version të ri të TikTok-ut

-Instant, Paparazzi, Slider



Gjatë një fjalimi , presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri të ditur se ka ndërmend të ndalojë aplikacionin TikTok në SHBA.

Gjithashtu, do të bllokojë edhe Microsoft-in të firmosë marrëveshjen për ta blerë këtë aplikacion nga prodhuesit kinezë. Në një postim në Twitter, Kanye West ka deklaruar  se ka ndërmend të sjellë një version të ri të TikTok-ut.Kësaj here, aplikacioni do të quhet Jesus Tok dhe do të ketë përmbajtje të kontrolluar, në mënyrë që edhe fëmijët ta përdorin lirshëm këtë aplikacion.Ky frymëzim i erdhi reperit teksa po shikonte video të ndryshme në Tik Tok së bashku me vajzën e tij.“Më erdhi një vizion: Jesus Tok. Po shikoja Tik Tok me vajzën time dhe si një baba i krishterë, isha i shqetësuar nga kontenti, por e dashurova teknologjinë.Lutemi të bashkëpunojmë me Tik Tokun që të sjellim një version kristian të monitoruar, të sigurt për fëmijët dhe botën. Në emër të Jezusit”- ka shkruar West në postimin e tij në Twitter.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *