• |
ide | kryesore

Lukaku në qendër të dëshirave të Real Madrid: Zidane kërkon të zëvendësojë Benzema

-Instant, Sport



Ka dhuruar tituj e trofe për më shumë se 10 vjet por në dhjetor do të jetë 33 vjec. Pak si shumë për të garantuar një të ardhme plot gola për Real. Ja përse në Madrid ka nisur gara për të gjetur zëvendësuesin e Benzema. Ëndërrat janë ato të përhershme, dy sulmuesit më të kërkuar e vlerësuar në futbollin europian: Mbappé e Halaand. Shifrat e larta dhe vështirësitë objektive për të mbërritur aty, e detyrojnë Zidane të hedhë sytë në një tjetër sulmues dhe sipas burimeve franceze në listën e shpenzimeve të Real ka hyrë fuqëishëm Lukaku.

Mjaft logjike për të kuptuar arsyen, duke parë sezonin e jashtëzakonshëm të sulmuesit të Inter. Lukaku është në shënjestër të Real prej disa kohësh, që kur luante tek Manchester United u bënë sondazhe nga merengues për belgun. Pastaj transferimi tek Inter e 33 golat sezonalë që e kanë drejtuar prozhektorët e klubeve të mëdha mbi të. Për numrin 9 Blancos kanë vetëm dy alternativa, e nëse Halaand komplikohet, Lukaku është zgjidhja më e mirë për Zidane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *