• |
ide | kryesore

Tirana kualifikohet në turin e dytë të Champions, pret serbët e Crvena Zvezda

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Tirana nuk zhgënjen pritshmëritë: 0-2 në Tbilisi, në ndeshjen teke për kualifikimin në raundin e dytë të eleminatoreve të Champions League. Dorëzohet Dinamo në golat e Torassa dhe Ismailgecit në fundin e cdo pjese loje, aq sa mjafton për ti lejuar Emmanuel Egbo të shijojë fitoren e parë si trajner në Europë.

Lëvizjet në merkato e kishin corientuar disi lojën e kryeqytetasve, por jo soliditetin difensiv dhe taktik të Tiranës, me teknikun nigerian që kishte zëvendësuar vetëm lojtarët e larguar. Provë e mirë e Tosevski në të djathtë, por edhe Najdovski në qendër, që bëri të harrohet Muca. Sakrifica taktike e Torassa e Kale bëri shumë punë, ndërsa Muci vuajti qendrën e sulmit, jo pozicioni ideal për të riun, që përmirësoi performancën e tij në rastin e golit të dytë, ku ishte vendimtar me goditjen e tij.

Dinamo kërkonte tia bënte Tiranës të paguante për deklaratat euforike para ndeshjes, por pavarësisht një epërsie territoriale nuk vuri dot asnjëherë seriozisht në vështirësi portierin Lika. Tirana nuk është se bëri më shumë, por në goditje standarte e bënte prezencën e saj të ndihej: ngjitur me shtyllën goditja e dënimit e Bathës, por goli i avantazhit në minutën e 41 është krejtësisht fat nga lart, që përmënd gjithnjë Egbo. Gabimi i prapavijës gjeorgjiane dhe Torassa gjen përballë portierin, por topi i kthyer përplaset në trupin e argjentinasit e përfundon në rrjetë.

Mjaftueshëm që bardheblutë të administrojnë, pa rrezikuar shumë prapa e pa ngacmuar shumë para. Egbo ndoshta gjen edhe zëvendësimet, sepse spostimi i Ismailgecit përpara me aktivizimin e Tolit rezultoi vendimtar. Po aq sa goditja e Mucit që gjeti ndihmën e portierit që i shpëtoi topi nga duart, duke i dhënë mundësinë mbrojtësit të ri të shënojë golin e parë europian. Tashmë në raundin e dytë bardheblutë do të kenë përballë serbët e Crvena Zvezda, në një ndeshje më shumë se të nxehtë.

 



7 Comments

  1. Rikthimi i kobit të piramidave, nga njeriu që mbrojti skemat që grabitën miliona dollarë dhe çuan Shqipërinë në greminë

  2. Urime Kryeqytetit, per fitoren plotesisht te merituar, urime lartmadhnis, emri jot eshte gdhendur me germa ari Tirona.

  3. Vetem nga Durrsi nuk je ti o lapanjos, nuk ta jap kenaqesine me u marr me ty, se nje njeri i mbaruar si ty kete do, buzkuq i neveritshem

  4. Sali Berisha ka pajisur me pasaporta diplomatike 700 njerëz të rrethit të tij familjar dhe politik, me qëllim për t’u përgatitur terrenin për t’u arratisur nga Shqipëria dhe për t’i shpëtuar veprimit të drejtësisë, por edhe mundësisë së hakmarrjes për reprezaljet, torturat, zhdukjet, rrahjet, mashtrimin me piramidat etj. Një pjesë të njerëzve të tij, Berisha i ka pajisur me pasaporta diplomatike që në mars të vitit 1997 dhe pjesën tjetër pak para se të largohej nga Presidenca.

    Lëshimi i pasaportave diplomatike nga Berisha është zbuluar nga Komisioni për Hetimin e Ngjarjeve të muajve janar-qershor ’97, i ngritur pas ndryshimit të pushtetit. Në seancën plenare të parlamentit të datës 2 korrik 1998, një nga anëtarët e komisionit, Spartak Braho, duke raportuar për rezultatet e hetimit, thekson se në Ministrinë e Jashtme janë zbuluar 700 shkresa të firmosura nga Sali Berisha për pajisjen me pasaporta diplomatike të 700 personave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *