• |
ide | kryesore

Video/ Bayern në finalen e Champions League: 0-3 ndaj Lyon, radhën tani e ka PSG

-Instant, F1, Sport, Video



Eshtë Bayern Mynih-PSG finalja e Champions League 2019-2020. Në Lisbonë gjermanët kanë thyer 3-0 Lyon e të dielën do të provojnë të rrëmbejnë trofeun për herë të 6 në histori. Francezët humbën shumë me Depay e Toko Ekambi (shtyllë), pastaj në katedër u ngjit Gnabry, që realizoi një dygolësh mes minutës së 18′ e 33′, përpara se ti Lewandowski (88′) të përmirësonte statistikat, duke shënuar gol në të gjithë ndeshjet e kompeticionit që ka luajtur.

Gjysëmfinalja e dytë e Champions League në Lisbonë, nisi me ritëm të lartë, por pavarësisht dëshirës, kualiteti mes dy skuadrave ka shumë diferencë. Në fakt francezët luajtën me kurajë, duke koleksionuar dy rastet e para të vërteta të ndeshjes. Boateng në të parën e shtylla në të dytën shpëtuan bavarezët, për fatin e keq të Lyon. Pikërisht kështu, sepse skuadra e Flick u kthye prepotente me mrekullinë e Gnabry në të 18. Spektakolar gjermani që preu gjithë linjën difensive përpara se të lëshonte një të majtë të pakapshme për Lopes.

Bayern nuk diskutoi më asgjë tashmë dhe pas avantazhit dominoi fushën kundër Lyon, duke shënuar edhe golin e dytë në minutën e 33. Një aksion i shpejtë që duhej të finalizohej nga Lewandowski, por ndërhyrja e Lopes i dorëzoi topin Gnabry që shënoi edhe golin e dytë, duke vendosur deri në këto momente ndeshjen. Garcia bëri cfarë mundi me zëvendësimet, por Dembele e Aouar humbën shumë raste, gjë që nuk bëhet kundër një skuadre si ajo bavareze.

Bayern hipotekoi finalen e Champions League me golin e tretë dy minuta nga fundi i takimit. Këtë herë është Lewandowski që vë emrin në listën e shënuesve, duke realizuar në të gjitha ndeshjet e kompeticionit që ka luajtur. Polaku shënoi me kokë në zhvillimet e një goditje dënimi, duke u ndihmuar disi edhe me duar mbi Marcal. Gjithsësi në finale me plot meritë shkon skuadra e Flick, që ka statistika impresionuese: 10 fitore në 10 ndeshje në Champions, 20 radhazi në të gjitha kompeticionet e me një Lewandowski me 15 gola në Champions e 55 në të gjithë sezonin PSG është i paralajmëruar…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *