• |
ide | kryesore

6 vendet “e sigurta” ku mund të fshihni paratë në shtëpi

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks

Shumica e njerëzve nuk janë ende të bindur se cili është vendi më i pirë për të ruajtur paratë: “nën jastëk” apo në bankë? Në shtëpi kanë merak se do të zbulohen nga hajdutët dhe mund të mbeten pa kursimet e tyre. Gjithsesi, vendet ku NUK duhen mbajtur paratë në shtëpi janë dollapët, sirtarët apo edhe më keq, kuletat e veçanta në vende të dukshme. Më poshtë po ju sjellim disa sugjerime se ku mund të fshihni paratë.


1. Akuariumi


Mbështillni paratë dhe futni në një kavanoz të qelqtë. Mbylleni mirë kavanozin dhe futeni në ndonjë dollap. Mundeni t’i fshihni edhe te filtri i ujit.

2. Llamba me bateri

Hiqjani bateritë dhe në vend të tyre vendosni paratë. Ngjiteni llambën me letër-ngjitës që të duket si llambë e thyer në atë pjesë.

3. Lodra e fëmijëve

Nëse keni fëmijë dhe shumë lodra, kjo është zgjidhje e shkëlqyeshme. Nëse jo – lodrat do të tërheqin interesimin e hajdutëve dhe do ta kontrollojnë. Zgjidhje më e mirë janë lodrat muzikore ose të mëndafshta. Nëse hajduti do të kërkojë aty montoni ndonjë tingull dhe hajduti në çast do të frikësohet.

4. Shtëpiza e qenit

Rrallë ndonjë plaçkitës do të kujtohej të shohë në shtëpizën e qenit. Vetëm përpiquni që paratë të jenë mirë të paketuara dhe të mbrojtura, por edhe të mbuluara me dhé.

5. Atlete të vjetra

Vështirë që ndokush do të shikojë një palë atlete të vjetra, të ndotura, posaçërisht nëse keni shumë palë në shtëpi.

6. Lëmsh leshi apo lëmsh me penj

Paratë e mbështjella lehtë mund t’i fusni në lëmsh leshi, ndërkohë që aty rrallëkush do të kërkojë. Vendin bëjeni sa më shumë të dyshimtë – shtoni edhe penj, gërshërë, shtiza për thurje…

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu