• |
ide | kryesore

Aktori Jesse Metcalfe në një lidhje të re

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori i “The Desperate Housewives”  Jesse Metcalfe raportohet se është në një lidhje të re me modelen kanadeze, Corin Jamie Lee Clark, gjashtë muaj pas ndarjes nga e fejuara Cara Santana.

Sipas mediave Jesse dhe Corin kanë jetuar së bashku për dy muajt e fundit pas takimit në maj në një festë në Los Angeles. Një burim tha për MailOnline se  Jesse  kaloi kohë me të në Vancouver, ku dyshja duhej të karantinoheshin për dy javë.“Kjo është marrëdhënia e parë e Jesse që nga fejesa me Cara dhe ai tashmë i ka marrë gjërat me Corin në nivelin tjetër”, ka thënë burimi.“Ai kaloi rreth dy muaj në Kanada duke xhiruar për një film të ri dhe Corin shkoi me të ndërsa ata gjithashtu kanë jetuar së bashku në Los Angeles”, shtoi më tej burimi.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *