• |
ide | kryesore

“Barcelona më ofroi më shumë, por Real është Real”: Vinicius i shënon golin e dytë katalanasve

-Instant, Sport



Vinicius Jr, pikërisht një nga autorët e fitores në Clasicon e fundit, ka zbuluar një prapaskenë interesante që i takon Barcelonës. Në 1 marsin e kaluar: talenti i madh i Real Madrid, që Blancos i ka në zemër, mund të kishte përfunduar tek rivalët e mëdhenj.

Real Madrid në 2017, derdhi 45 milionë për Flamengon, duke e bërë minorenin më të paguar të të gjithë kohëve. Barça, ndërkohë, ofronte edhe më shumë: “Barcelona ishte e interesuar, ashtu si Real e zgjodha Blancos kur kisha vetëm dy ditë për të marrë vendimin ─ ka deklaruar ai në dokumentarin televiziv të Real Madrid ‘Campo de Estrellas’. ─ Vij nga Sao Goncalo, që është një vend shumë i rrezikshëm. Më kanë ndihmuar gjithnjë kur nuk kisha paratë për të paguar akademinë e më kanë lënë të stërvitem gjatë pa paguar”.

“Im atë shkoi të punonte në San Paolo për të patur paratë që unë të stërvitesha e të luaja futboll ─ ka shtuar braziliani ─ E shihja veten tek Madrid prej shumë kohësh: dua të fitoj gjithcka e të kem sukses”. Ego nuk i mungon Vinicius që e quan veten “më të mirin në botë” edhe pse duke parë numrat, 9 gola në dy sezone janë pak, pavarësisht golit tepër të rëndësishëm kundër skuadrës që mund të ishte shtëpia e tij për shumë vite, por që tashmë do të jetë ndoshta rivali i një jete.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *