• |
ide | kryesore

Champions League: një italian do të arbitrojë finalen Psg-Bayern Mynih

-Instant, Sport



Do të flasë edhe italisht finalja e UEFA Champions League, në program të dielën në orën 21 mes Paris Saint-Germain e Bayern Mynih. Do të jetë në fakt Daniele Orsato, ai që do të drejtojë sfidën mes kampionëve të Francës e atyre të Gjermanisë, që do të luhet në Stadiumin da Luz në Lisbonë. Lajmin e ka bërë të ditur Komisioni arbitral i UEFA-s. Arbitër ndërkombëtar nga 2010, 44 vjecari Orsato është në finalen e parë të madhe të një kompeticioni UEFA.

Skuadra arbitrale për finalen do të ketë Orsato si arbitër i ndeshjes, i ndihmuar nga asistentët Manganelli e Giallatini. Arbitri i katërt do të jetë rumuni Hategan, ndërsa tek VAR do të jetë Massimiliano Irrati i asistuar nga Marco Guida e nga spanjollët Perez del Palomar e Hernandez.

Në këtë edicion të Champions League, Orsato ka drejtuar tetë ndeshje përfshirë atë të kthimit të 1/8 të finales mes Real Madrid e Manchester City.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *