• |
ide | kryesore

Garcia i dëshpëruar: “Dhemb shumë të mos jesh në finale”

-Instant, Sport



Lyon mund të ishte vërtetë një outsider në Champions League, por pasi nxorri nga kompeticioni Juventus e Manchester City nisi të besonte vërtetë se mund tia dilte: deri kur përballë gjeti Bayern. Pas 3-0 që i kushtoi eleminimin në gjysëmfinale, Rudi Garcia ka folur për mikrofonët e Sky: “Dalim me kokën lart, nuk kam keqardhje për rastet e humbura. Mund të jemi krenarë për këtë aventurë, ishte shumë e rëndësishme për të rinjtë tanë e shpresoj të kenë mësuar shumë”.

Lyon në fakt ka bërë rrugëtimin më të vështirë në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klub, në krahasim me të gjitha skuadrat që ishin në katër më të mirat. E megjithatë, tani nuk mbetet gjë tjetër vec për ta parë finalen si tifoz: “Finalja? Nuk bëj tifo për asnjë, janë dy skuadra të mëdha të ndërtuara për të fituar. Tani jam shumë i zhgënjyer për të folur për finalen, të dhemb shumë të mos jesh. Duhet të më kalojë, por ndoshta arrij ta shoh”, përfundoi tekniku i surprizës së Champions.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *