• |
ide | kryesore

Haradinaj kusht LDK-së për qeverinë: Dua postin e Presidentit, ndryshe shkojmë në zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka vendosur kusht qeverisë dhe LDK-së për postin e Presidentit.

Haradinaj ka thënë se AAK duhet të ketë Presidentin, kandidaturë për të cilën e ka shpallur vetë ose vendi do të shkojë në zgjedhje.

Sipas Haradinajt, brenda koalicionit është e papranueshme që LDK të ketë edhe kryeministrin, edhe presidentin.

“Aleanca është para dy zgjidhjeve, të dyja shumë të vështira. E para është që të vazhdojë të jetë pjesë e pushtetit dhe e vendimmarrjes, por ta kushtëzojë me marrjen e një pozicioni vendimmarrës të presidentit edhe ajo është logjika pse Këshilli Drejtues i AAK-së më ka dhënë autorizim të negociojë edhe për çështjen e presidentit, me qëllim që ne të mos përjashtohemi nga tavolina e marrjes së vendimeve. Pra, ne nuk rrisim pushtet me marrjen e presidentit, por ne vetëm ruajmë mundësinë e të qenurit në tavolinë aty ku merren vendimet.

Unë jam në pozitë me të vështirë me PDK-në, sepse presidenti dikur ishte në PDK. Mirëpo, unë mendoj edhe për PDK-në, shpresoj se do ta kem mirëkuptimin edhe nga ata, sepse në këto situata të ndjeshme, nëse Aleanca duhet të jetë partner, duhet t’i jepet mundësia të ketë vendimmarrje. Përndryshe, vetëm sa për ta mbajtur në jetë një qeveri për pak pushtet, për Aleancën ne e dimë rrugën që të shkojmë në shtëpi, se e kemi ditur edhe në të kaluarën, ja do të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për Radio Evropën e Lirë.



9 Comments

  1. U BE SI LOJE PER POLITIKANET SHQIPTAR KALIMI NGA KRYEMINISTER NE PRESIDENT DHE ANASJELLTAS.
    O HARADINAJ , KOHA JOTE MBAROI , DIL NE PENSION . 20 VJET PO TE NJEJTAT FYTYRA SI KETU DHE SI NE KOSOVE . HAP KRAHUN DHE MERRU ME KOPSHTARI SE POLITIKEN E MENDEROSE SI GJITHE POLITIKANET ME GJAK SHQIPTARI .

  2. Brezit tend te politikaneve i ngrime kapelen per luften qe bete per pavaresine e Kosoves , por ju peshtyme dhe ju bejme mutin mu ne koke per qeverisjen qe bete . Me mire te mos e kishit bere luften fare nese do ta dinim se do ndodhte keshtu siç ndodhi . Çfare president kerkon ky rrembythja ?
    Ik puno arat o fshatar me meditje . Apo do leshosh rrenje ne pushtet ti o pusht ?

  3. EDHE PSE I KANE SHKATERRUAT TROJET SHQIPTARE , PO TE NJEJTAT FYTYRA POLITIKANESH SHEH SA LIND DHE DERI KUR TE KA DALE MJEKRRA E BARDHE . KY VEND NUK KA NJEREZ TE TJERE TE ZOT ?
    RAMUSH , MBUSHU E IK NE SHTEPI SE NA RRUAJTE KARIN TI DHE TE GJITHE JU POLITIKANET HAJDUT .

  4. Mos ja kufizoni fantazin… mund te meret dhe me kopshtari….por dhe me blektori…ose pemtari….ose enologji meqe eshte pijedashes….ka plot…dhe zgjedhje nuk beni dot se ju ka pallu osmani sorosit me maska ne goj dhe ne tru…..o kosova e trimave heroiko dardan…

  5. Pranaj e sulmonte Kurtin,se paska ndermend me na u ba President!!!.Me Kurtin,nuk kishte as guximin me e cue nder mend,presidencen,prandaj arriti deri ne sharje,qe t’a hiqte qafet Kurtin,i cili nuk i linte te livadhisnin ferrat si ky Haramdini,me shoket e tij.

  6. I ka bere mire hesapet ky katunari dinak. LDK s’guxon me shku ne zgjedhje, PDK i ka kembet e duart te lidhur me gjykaten speciale, e o sot o kurre! Fundja çfare kishte ma shume Hasha qe u be president?

  7. Kjo eshte politika dhe keta jane politiko-injoirantet shqiptare, kushte, arrogance, korrupsion , pazare e matapazllioqe, tradhti dhe injorance

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *