• |
ide | kryesore

Inter, finalja nuk është vetëm prestigj: Europa League vlen në total 23 milionë euro

-Instant, Sport



Të fitosh të ndihmon të fitosh. E pastaj janë hapat që kërkon Conte, drejt të famshmes kapërcim në kualitet. Një mënyrë për të festuar një kupë të re europiane 10 vjet nga ajo e Champions League. Por për Inter, të mundë Sevilla do të thotë të arkëtojë edhe 13 milionë euro nga Uefa, duke kompletuar një fushatë europiane që deri tani, mes grupeve të Champions e rrugëtimit të Europa League, ka sjellë në arkat zikaltër 56 milionë.

Në këtë moment në mendjen e lojtarëve, trajnerit por edhe drejtuesve është vetëm finalja, rasti për tu kthyer mes të mëdhenjve. Një trofe që do të certifikonte rritjen e klubit jo vetëm në nivel merkato e pozicionim të të ardhurave, por mbi të gjitha në fushë. E megjithatë, ashtu si është logjike të jetë, brenda shoqërisë kanë nisur të bëjnë edhe llogari të tipit ekonomik. Përtej 46 milionë euro, që erdhën pas eleminimit nga Champions, Inter mes 1/16 (500.000 euro), 1/8 (1,1 milionë), cerekfinaleve (1,5 milionë), gjysëmfinaleve (2,4 milionë) e finales (4,5) të Europa League ka arkëtuar 10 milionë euro të tjera nga Uefa.

Fitorja e Europa League vlen 4 milionë euro e për më tepër është pjesëmarrja në Superkupën Europiane (3,5 milionë) e pjesa e market pool që duhet të vërtitet rreth 6 milionë. Një thesar i vogël prej rreth 13 milionë që natyrisht që bënë punë për Inter e Conte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *