• |
ide | kryesore

Mariah Carey sjell albumin e saj të dytë ‘The Rarities’

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Mariah Carey ka njoftuar së fundmi fansat për rikthimin e saj në muzikë.

Mariah është akuzuar  vazhdimisht nga ndjekësit që ka humbur zërin, që asnjëherë nuk këndon live në koncerte, si dhe ka abuzuar emocionalisht me disa nga të punësuarit e saj. Megjithatë pavarësisht akuzave, nëpërmjet një statusi në Twitter këngëtarja ka njoftuar se ajo po bën gati albumin e ri të “The Rarities” i cili do të publikohet më 2 tetor.“Kjo është për ju, fansat e mi,” shkroi Mariah. “Është për të festuar së bashku dhe për t’ju falënderuar për gjithë këto vite  që më keni dhuruar dashuri dhe mbështetje të pastër. Unë jam shumë mirënjohëse për ju. Albumi publikohet më 2 tetor. ”Kënga e parë e këtij albumi, vjen në bashkëpunim me Lauryn Hill dhe do të dalë në treg këtë të premte, më 21 gusht.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *