• |
ide | kryesore

Messi lajmëron largimin në takimin me Koeman: “E shoh veten më shumë jashtë se brenda Barcelonës”

-Instant, Sport

Takimi u krye e pavarësisht asaj që filtroi gjatë ditës nga Barcelona përmes përgjegjësit e zonës së merkatos Ramon Planes, e ardhmja e Lionel Messi duket se është gjithnjë e më larg Spanjës. Sipas asaj që bën të ditur Radio Catalunya, në takimin e zhvilluar sot me teknikun e ri blaugrana Ronald Koeman, kapiteni argjentinas ka konfirmuar dëshirën e tij për të ndryshuar skuadër duke thënë se “e shoh veten tashmë më shumë jashtë se brenda projektit, edhe pse i ka parasysh vështirësitë e lidhura me situatën kontraktuale”. Ajo që klubi u përpoq ta përshkruante si një bisedë normale private mes teknikut e lojtarit, mund të jetë hapi i parë drejt një largimi të pabesueshëm.

Zgjënjimi për 8-2 e Lisbonës me Bayern ishte akti i fundit i pakënaqësive që Messi i ndjen prej kohësh. Në gjurmët e tij janë City, Psg por edhe Inter që prej kohësh po punon me durim e në mënyrë diskrete, gati të bëjë goditjen që do të ishte epokale për futbollin. Për momentin, në pritje që Koeman të thotë dicka (konfirmojë ose mohojë të dhënat e RAC1) ose që Messi të thyejë heshtjen pas së cilës prej kohësh është fshehur, vlen ajo që tregon emitenti katalanas: largimi i madh po merr gjithnjë e më tepër formë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu