• |
ide | kryesore

Orë vendimtare: Messi ndërpret pushimet për tu takuar me Koeman

-Instant, Sport



Nga Argjentina janë të sigurtë. Sot është disa e takimit mes Lionel Messi e Ronald Koeman. Pleshti, që po kalon ditët e pushimeve në Cerdagna, një zonë e pirenejve mes Spanjës e Francës, ka vendosur të ndërpresë periudhën e pushimit për tu takuar me trajnerin e ri, për të kuptuar bazat e projektit e të vlerësojë nëse është rasti apo jo të vazhdojë eksperiencën e tij në blaugrana.

Zhgënjimi për 8-2 e Lisbonës përballë Bayern ishte vetëm akti i fundit i pakënaqësive që kampioni argjentinas ka prej shumë kohësh. Shumë mendojnë se vullneti i tij është të tentojë rrugë të reja për të rigjetur entuziazmin e dikurshëm. Gjithnjë nëse Koeman nuk gjen fjalë kaq bindëse sa për ti ndryshuar ide.

Holandezi e deklaroi (“Shpresoj ta bind të qendrojë”) dëshirën e tij për të mbajtur në skuadër numrin 10, por kjo varet nga ajo që do të vendosë kapiteni. Ndërkohë, Ronald Koeman po lëviz me drejtuesit blaugrana për të krijuar Barcelonën e sezonit të ardhshëm, që duhet të bëjë të harrohet ajo që ndodhi. Tekniku i ri kërkon të paktën 5 përforcime. Sipas asaj që bën të ditur “As” tre janë ecidentuar: Eric García, Van de Beek e Lautaro Martinez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *