• |
ide | kryesore

Policia Rrugore jep shifra rekord: Rreth 2 mijë ndëshkime në 48 orë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 48 orët e fundit gati dy mijë drejtues mjetesh që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor janë ndëshkuar.

1129 drejtues mjetesh janë kapur për parakalime të gabuara dhe të rrezikshme për t’u përfshirë në ngjarje rrugore. 1987 masa për parkime të gabuara e shkelje të tjera.

Çfarë thotë policia 

Në të gjithë vendin, duke përdor 6 radarë janë evidentuar dhe ndëshkuar 137 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara duke ju pezulluar lejet e drejtimit.

Nderkohe, 19 drejtues mjetesh u ndeshkuan për gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë dhe parakalime të gabuara me fushë pamje të kufizuar.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara me dragera janë arrestuar 9 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe janë pezulluar 49 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe proceduar penalisht për shkak të moshës, për drejtim mjeti pa leje drejtimi 11 adoleshentë (të moshës 17-18 vjeç).

Po gjatë ketij operacioni, 48 orët e fundit janë vendosur 412 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

201 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,

73 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,

1987 masa për parkime të gabuara e shkelje të tjera. Plani operacional vijon, ndërkohë Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë e profesional.

#KujdesiTeRuanTyDheTeTjeret
#PoliciaAleatiYtPerSiguri
#BashkepunoEdheTi”



1 Comment

  1. jan gjobvenie, eshte shtuar numri i policve vetem e vetem si tna vejne gjoba me shum te na rrjepin dhe lekure, ne tirane kan bllokuar cdo lloj hapesire me pallate qe i kan ber me leket tona e nuk ke ku parko, nderkoje brenda nje minuti vijn e te vendosin gjob, policia eshte vetem e vetem ne sherbim te kastes me qellim dhe kjo shpopullimin, nxirjen e jetes se qytetarit, shtimin e ankthit me sirena qe nuk pushojne dit as nate a thua se cfare po bejne,,, me polic te rinj arroganta qe nuk kan ber asnje kurs ose shkoll po kan te drejten te gjobisin e ta heqin diten e punes. rilindja ka perdhosur simbolin e rilindjes, sikur saliu simbolin e liri demokracise nderkohe te dy kan te njejten axhende shpopullimin e vendit,,,,, na ka mbetur vetem skenderbeu si simbol, shpresojme mos ta rrezojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *