• |
ide | kryesore

Premier League përcakton kalendarin: menjëherë përplasjet Klopp-Bielsa e Mou-Ancelotti

-Instant, Sport

Pas disfatës historike në kupat europiane, Premier League shpreson të përmirësojë imazhin e të kthehet fuqishëm, të paktën në ishull. Që është kampionati më i pasur e më stimulues i kontinentit është mjaft e qartë, por dorëzimi jashtë kufijve, të paktën këtë vit, ishte zhgënjyes. Kështu, në përvijimin e kalendarit, kush është i detyruar të nisë me marsh të lartë menjëherë është Liverpool, kampion në fuqi, që do ta shohë veten përballë Leeds të Bielsa, i sapoardhur në Premier që në javën e parë. Një përplasje gjeneratash mes dy trajnerësh që kanë ndryshuar kulturën futbollistike në dekada të ndryshme.


Në javën e dytë, në mënyrë që të mos mungojë asgjë, Reds duhet të përballen me Chelsea, që është revolucionarizuar nga super merkato e verës e Abramovich. Gjithnjë në javën e parë është edhe Tottenham-Everton, tjetër përplasje me tension të lartë mes dy trajnerësh me eksperiencë të madhe: Mourinho e Ancelotti. Kush nuk do ta nisë kampionatin fundjavën e 12-13 shtatorit janë skuadrat e Manchester, që vijnë nga eksperienca në Champions e Europa League. Janë shtyrë kështu garat e United me Burnley e City kundër Aston Villa.


Data të tjera për tu shënuar në kalendar është ajo e 7 nëntorit, Manchester City-Liverpool në Etihad Stadium, me ndeshjen e kthimit në Anfield në program fundjavën e parë të shkurtit, si edhe ato të 12-13 dhjetorit e 6-7 marsit kur do të luhen dy derbit mes City e United.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu