• |
ide | kryesore

Zbardhet telefonata, Lavrov i pret hovin Ramës: Qëndro larg Bjellorusisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasada e Rusisë në Tiranë ka zbuluar detaje nga një telefonatë e bërë mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov. Sipas ambasadës biseda është zhvilluar ditën e sotme me iniciativën e palës shqiptare. Rusia i ka bërë të qartë Ramës se nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Bjellorusisë.

“Palët diskutuan mbi situatën në Bjellorusi në kontekstin e propozimeve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së për të kontribuuar në zhvillimin e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës. Ministri Lavrov vuri në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe t`u mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë, në mënyrë që të shmanget përvoja e trishtë e “ndërmjetësimit evropian” në Ukrainë në shkurt 2014.

Bashkëbiseduesit rikonfirmuan rolin e rëndësishëm të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin e brendshëm ukrainas, duke përfshirë nevojën për të përgatitur raporte objektive për atë që po ndodh në të dyja anët e linjës së kontaktit në Donbas” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

https://www.facebook.com/RusEmbassyAlbania/posts/3255499724543785



16 Comments

  1. EDI RAMA DO TE MAR ME VETE NE BJELLORUSI,VANGJUSH DAKON ,SAIMIR TAHIRIN,ASTRIT AVDYLAJN,DAMIAN GJIKNURIN ,ULSI MANJEN KOL SALLAKUN ,CARLO BOLJA BOLINO DHE YMER GELBAZEN KELLIRA thotë:

    QKA DO TE BISEDOJ NE BJELLORUSI EDI RAMA,SE CILA KA VJEDHUR VOTA ME SHUME OPOZITES,EDI RAMA SHKON ATJE ME BISHT NDER SHALE,SE AI LAKUSHENKO I THOT EDI RAMES QKA KA SHKRUAR BILD ATO JANE HAJDUTERITE TUAJA ME KRIMIN E ORGANIZUAR

  2. E ku ishte ketu PRERJA E HOVIT ?
    Qendrimi Rus dihej , ata e kane perseritur disa here te njejten gje qe prej te martes.
    Edi Rama beri thjesht ate qe ja kerkon posti i tij ne OSBE. Pra me nje fjale , ” po diskuton me te gjitha palet ne konflikt” , thjesht po ndjek procedurat. Pastaj nuk eshte OSBja qe vendos per te ardhmen e Bjellorusise.
    Ky hap u mor pasi Rama u konsultua per gati 2 dite me te gjithe njerizet pergjegjes per kete ceshtje ne BE & USA.

    Keta te lapsit e shohin cdo lajm me syzet e thyre.

    1. O sufllaqe, Rusia nuk eshte pale ne konflikt, nuk behet fjale per Ukrainen, por per Bjellorusine. Rama me sa duket ka kerkuar nderhyrjen e ruseve sepse me Putin, Erdogan ai e ka kollaj te merret vesh dhe jo vetem kaq, por Putin mund t’i bente nje favor si vellam pushteti qe eshte me Ramen nderkohe qe Lukashenko mund ta perzinte meqe nuk mund te marre mesime nga Rama. Ideja e Rames per te mbajtur njeren kembe ne diktaturat lindore dhe tjetren ne demokracite perendimore dhe per te siguruar nje lloj suksesi qe Pernendimi t’ia njohe me pas, me sa duket po del huq. Rama eshte si puna e atij qe njeren kembe e ka ne varr dhe tjetren ne nje lekure bananeje, e them kete politikisht, pasi nga ana njerzore nuk ia uroj askujt vdekjen. Por sot roli i batutaxhiut dhe kllounit, roli i liderit ne Ballkan jane djegur. Edhe roli qe i ra per hise si drejtues i OSBE dhe qe deshi ta shfrytezoje personalisht (ne te kundert do te dergonte Gent Caken qe e vuri vete minister te jashtem) me sa duket po rezulton i pasuksesshem. Nga ana tjeter vendimi i BE per te mos njohur zgjedhjet ne Bjellorusi, vendim i cili per Bjellorusine nuk ka pasoja aq te renda, ne Shqiperi mosnjohja e zgjedhjeve do e conte Ramen me keq se Berishen ne 1997

      1. Nuk e kuptoj fare Lapsin.
        Ka inat ruset, apo Ramen.
        Ne shqipot… Per inat te vjerres flem me mullixhin.
        Lapsexhinjt dhe me djallin bejn ujdi, qe djalli te jet kundra Rames.
        Ju qofshi.

      2. Hik more trushplare. Qe para zgjedhjeve , Lukashenko kerkoi ne palament qe te kete nje status te vecante ndaj Rusise.
        Status qe i jep te drejten Rusise te nderhyje ne cdo moment qe ‘REGJIMI KUSHTEUTES’ ne BjelloRusi do te kercenohej. Pra e fut ne loje Rusine automatikisht.
        Po ku merr vesh ti nga keto pune..
        Ti mjafton te vish ketu dhe te shash Ramen dhe kreve detyren qe te jep Shqupi.

  3. Lavrovi paska qene shume i drejteperdrejte. Te njejten gje komentova para pak ditesh kur beja krahasim me situaten e ukraines per pasojat qe do sillte nje nderhyrje perendimore ne punet e brendshme te bjellorusise. Rusia ka nder shkollat me te forta te diplomacise dhe lojtar te vegjel osbeje nuk i ka problem fare. Mesazhin e ka dhene te qarte.

  4. ???Super hajduti i votave shkon te negocioj me Ruset qe jane shpiksit e hajduterise se votimeve, ky plakushi i Surrelit mendon se do nderhyje pasi ne fakt esht spiun i Ruso Serbeve. Esht shok i ngusht i atije Vuqiq homos, dhe mendon plakushi se ja rrase dhe Putini per shkak se ka shok kete pleren Serbe???????

  5. Une mendoj te sulmojme Rusine. Na ka fyer rende! Beni gati mushqetat o njerez, nuk durohet me ky turp!

  6. Hahahaha
    Si ja ngre emrin vetes shuli i gjate i osbe, kujto si i ha une…
    Se ne fakt kishte noi shanc me e zgjidh ky hajduti i votimeve shqiptare, hajduterine e votimeve bjelloruse…
    çdo reklame negative eshte reklame !!!
    levizje marketingu flagrante, qe po flas me te medhenjte e botes, per te zgjidh probleme globale, edhe ne rast se nuk i zgjidh dot !!!!
    Jepi shulo, se ke rilindas dyrdyla qe i hajne po ho !!!

  7. Mendjemadhesia e Rames nuk njeh kufi. Te maresh persiper kete rrol ne politiken boterore kur nuk je askushi eshte çmenduri. Ka nje shprehje te shqiptaret: miun nuk e ze vrima e terheq mbrapa kungullin!

  8. Punonjësit e SHIK marrin urdhër për të asgjësuar personat që i pengojnë në marshimin për shtypjen e protestave. Por më kriminal është një tjetër urdhër për mobilimin e rezervistëve në rrethet Bulqizë, Peshkopi dhe Burrel për të luftuar në Jug. Me rezervistë, Gazidede, në koordinim me Berishën, u referohet militantëve të PD-së. Në 6 mars 1999, lëshohet urdhri sekret nr. 82, për mobilimin e militantëve të PD në Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Dibër, Kurbin. Lezhë, Malësi e Madhe dhe Burrel. Urdhri parashikon edhe armatosjen e militantëve me armatimin e ushtrisë. Këto urdhra nxjerrin në pah strategjinë për të përfshirë në konflikt të armatosur qytetarë të zonave të Veriut me qytetarë të zonave të Jugut.

    Në 3 mars 1997 është lëshuar një tjetër urdhër sekret për të dislokuar në Fieri 9 tanke nën komandën e Isamedin Haxhisë, vëllain e Izet Haxhisë, i cili në atë kohë ishte truproja i Sali Berishës. Ja dhe nje portal si syri i salihut na del dhe ne rusi,lapsi e gjeti kete portal

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *