• |
ide | kryesore

Albin Kurti godet fort Rik Grenellin: “Shqiptarët duhet të angazhohen për zëvendësimin e tij”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka sulmuar fort të dërguarin special të presidentit Trump për dialogun Kosovë –Serbi, Riçard Grenell duke këmbëngulur se faktori shqiptar duhet të angazhohet për shkarkimin e tij nga ndërmjetësimi i një marrëveshjeje mes dy vendeve. Kurti, i cili ka një llogari të hapur me diplomatin amerikan, që kur ky i fundit rrëzoi qeverinë legjitime të dalë nga zgjedhjet e tetorit të shkuar me metoda që SHBA ka përdorur në Amerikën Latine, nuk është nisur nga rasti i tij personal.

Lexo me tej:

Foreign Policy: Takimi në SHBA u gatua keq nga Grenell që prej fillimit

Ai ka dhënë si argumenet, përdorjen e marrëveshjen në zgjedhjet e ardhme presidenciale  mes Trump dhe Biden, faktin se Grenell bëri thirrje që shqiptarët të heqin dorë nga reciprociteti me Serbinë si dhe angazhimin e tij që drejt dialogut të shkohet me një qeveri çalamane të varur nga votat e listës serbe. Pikërisht për këtë ish kryeministri legjitim i dalë nga zgjedhjet ka deklaruar në një shënim në Facebook: “Tradita e historia e marrëdhënieve të Kosovës me ShBA na kanë mësuar që mbi të gjitha ta respektojmë politikën amerikane për ne si dakordësi bipartizane. Sa i përket të dërguarit të posaçëm Grenell, meqenëse ai ka thënë se Kosova duhet ta heqë reciprocitetin me Serbinë, mendoj se duhet të veprojmë me të njësoj siç vepruam me ambasadorin Gelbard kur në 1998 tha se UÇK-ja është terroriste, pra ta kundërshtojmë njëzëri, në mënyrë që ta kuptojë se kjo qasje është e papranueshme për ne. Asokohe kundërshtimi ynë bëri që Gelbard të zëvendësohet nga Holbrooke, pra, ia pamë hajrin kundërshtimit. Edhe sot na duhet që Richard Grenell të zëvendësohet me një Richard Holbrooke të ri”, ka thënë Kurti.

Analiza e analizave/ Pse miqtë e vërtetë të Kosovës janë kundër Grenellit

Ky qëndrim i fortë është bërë si reagim ndaj një propozimi të 25 ekspontentëve të diasporës shqiptare në SHBA që i kërkonin atij bashkërendim me presidentin Thaçi dhe kryeministrin Hoti për një platformë të përbashkët për dialogun me Beogradin. Ndonëse Kurti i trajton me shumë përunjësi këto figura të diasporës, që nuk është çudi të jenë shtyrë në këtë nismë nga të njëjtat personazhe që kërkojnë një zgjidhje të shpejtë,  ai e ka refuzuar apelin e tyre duke shkuar madje edhe më tej: pra duke bërë thirrje jo për t i’u nënshtruar Grenellit, por për të punuar për nxjerrjen e tij nga skena.

©Lapsi.al



6 Comments

    1. Pershendetje tavarish Gramoz!
      Kujton se s’e llogarisin ne Tirane dhe mendon se Kurti eshte injorant?
      O komunist buthqim!

  1. RICHARD GRENELL I KA FUTUR NE NJE DHOME BATON HAXHIUN DHE MERO BAZEN DHE I KA PERDHUNUE ME DESHIRE thotë:

    Bravo zoti KURTI ,KY GRENELL PREJ SE JA FUTI HASHIM THACIT TANI JANE OK PER TE NDARE KOSOVEN,SHUME SHPEJT JU DO JENI KRYEMINISTER I KOSOVES DHE DITMIR BUSHATI OSE FATOS LUBONJA DUHET TE JETE PRESIDENT I KOSOVES

  2. Kurti nje here u be KM i Kosoves, per te paren e te fundit. I lodht eshte. Po sillet si E. Hoxha, ka humbur busolen. Sipas tij toka sillet rrethe tij. Po askush nuk e pyet per asgje. Veq fjale te kota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *