• |
ide | kryesore

Albini si anti model i një qytetari në republikë bananesh

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Albin Kurti ka dhënë një tjetër shembull prej politikani me shtyllë kurrizore që i respekton bindjet e veta. Duke refuzuar një ftesë nga përfaqësues të diaporës në SHBA, për të marrë pjesë në tubimin për koordinimin e veprimeve me presidentin në largim, Hashim ThaçI dhe kryeministrin patericë të tij, Avdulla Hoti, ai ka shkuar shumë më larg sesa ajo që i kërkohej. Ai ka apeluar unifikimin e faktorit shqiptar, për të kundërshtuar Riçard Grenellin si të derguar special të dialogut Serbi- Kosovë.

lexo me tej:

Albin Kurti godet fort Rik Grenellin: “Shqiptarët duhet të angazhohen për zëvendësimin e tij”

Se çfarë peshe ka një deklaratë e tillë, ajo mund të perceptohet nga një titull që qarkulloi sot në disa media on line të Kosovës: “Lideri i Vetëvendosjes i vë kushte Amerikës”.

Pra mjafton kjo antitezë për të përshkruar gjithçka.

Ajo lë të kuptohet donkishotizmin e një njeriu të vetëm që ngrihet kundër hiperfuqisë 300 milionëshe, herezinë e një kokëkrisuri në një mjedis që sillet me servilizëm të pështirë ndaj çlirimtarëve të dy dekadave më parë, symbylltësinë për të mos mbijetuar në politikë duke u sjellë si yessman i Ame(l)ikës.

Kjo lloj qasjeje, tipike prej subjektesh të nënshtruar në republika babanesh, që synon të mbysë argumentet me dhunën e më të fuqishmit dhe të menduarit mendjehapur me arrogancën e atij që nuk pranon dialog, është shumë e përhapur, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë.

Dikush mund të shprehë rezerva për paligjshmëritë mbi të cilat po ngrihet Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, kundërshtarët e tij i përgjigjen: “po këtë e pranon Amerika”. Dikush mund të nervozohet se rikthyem sërisht zgjedhjet moniste, të dytët i thonë po ato i njohu Uashingtoni. Dikush revoltohet se nuk mund të përmbyset një qeveri e votuar masivisht, ata që justifikojnë LDK-në i’a kthejnë se qe porosi e përtej Atlantikut.

Pikërisht, në këtë sens, është i vlefshëm edhe qëndrimi i sotëm i Albin Kurtiti. Ai tenton ta zhveshë debatin politik nga klishetë idiote që e bëjnë një vend dhe një qytetar të humbasë respektin për veten. Ai apelon për t’u mbështetur tek arsyeja dhe logjika.

Duke bërë thirrje për largimin e Riçard Grenellit si udhëheqësi i dialogut mes dy armiqve historikë, lideri i Vetëvendosjes  tenton ta zhvendosë debatin nga, kush është më i madhi dhe cili më i vogli, kush duhet të urdhërojë dhe cili të bindet, në një rafsh racional.

Pyetjet që ai tenton të nxjerrë në pah janë themelore: A duhet të pranojnë shqiptarët një “arbiter” që u angazhua në rrëzimin e një qeverisjeje që shprehte vullnetin e votuesve? A duhet të mbyllin ata sytë ndaj formimit të një kabineti, që do shkojë drejt dialogut me Beogradin duke u varur nga votat e listës serbe? A duhet të pajtohen me parimin e Grenellit se viktimat duhet të heqin dorë nga reciprociteti, ndërsa agresorët e djeshëm mund të bëjnë ç‘të duan?  A duhet të plogështohen ndaj këmbënguljes që marëveshja të bëhet shpejt , pasi afatet kohore janë më të rëndësishme sesa cilësia e saj?

Foreign Policy: Takimi në SHBA u gatua keq nga Grenell që prej fillimit

Natyrisht, këto dilema nuk kanë nevojë për përgjigje. E vetmja që atyre mund tu kundërvihet është shprehja standarte: “epo nuk mund ta humbin aleatin tonë të madh Amerikën”.

Por në reagimin e sotëm, Albi Kurti e ka një përgjigje edhe për këtë. Ai ka sjellë në vëmendje historinë e diplomatit amerikan Gelbard, që një vit para ndërhyrjes së NATO-s më 1998, e kategorizoi UCK-në si organizatë terroriste. Pra, me mendësinë e atëhershme, ThaçI, Veseli dhe Haredinaj e meritonin plotësisht fatin që mund ti rezervojë sot Gjykata Speciale. Ata ishin thjeshtë kriminelë, ose në rastin më të mirë agjentë të Millosheviçit, ashtu sikurse mendonin të njëjtët njerëz që dje ishin me Gelbardin dhe sot me Grenellin.

Por, fakti se shumica e shqiptarëve nuk pranuan ti shohin çlirimtarët e tyre me sytë e emisarit amerikan, si dhe një fat aq i madh sa rallë përsëritet dy herë për disa shekuj, bënë që gjërat të ndryshojnë. Dhe ky është rasti tipik, kur jo servilizmi, por këmbëngulja në bindejt e tua, bën që të fitosh edhe respektin e Amerikës, që pastaj e shndërroi në aleate të saj UCK-në.

Pikërisht, për evokimin e këtij shembulli, si dhe për hapjen e debatit lidhur me mënyrën se si duhen parë gjërat, ka një meritë të veçantë Albin Kurti.

Më shumë sesa mbetja apo largimi i Rik Grenellit nga arbitrimi i dialogut, ky është një diskutim që ka të bëjë me modelin tonë politik, me sjelljen prej yesmeni të shtetarëve që vjedhin shqiptarët e i nënshtrohen amerikanëve, me një psikozë të përhapur gjërësisisht, se arsyeja dhe logjika duhet ti nënshtrohen urdhrave të aleatit të madh.

Analiza e analizave/ Pse miqtë e vërtetë të Kosovës janë kundër Grenellit

Të sillesh ndryshe në një mjedis politik, ku edhe kur e shigjeton për vdekje ambasada e SHBA-së, çdokush reket të gjejë ndonjë presje a togfjalësh për ta shitur se deklarata qe në favorin e tij, përbën një rast të veçantë në anët tona.  Ky shkallmim i mureve të hipokrizisë dhe prishje e lojës të të qënit ‘politikisht korrekt” është modeli që na propozon Albin Kurti. E për këtë edhe kur nuk e votojmë, do të duhej së paku t’a falenderojmë, pasi na ysht, që para se të nënshtrohemi, të përpiqemi të arsyetojmë me mendjen tonë.

©Lapsi.al



21 Comments

  1. ALBIN KURTI KRYEMINISTER,DITMIR BUSHATI OSE FATOS LUBONJA PRESIDENT I KOSOVES thotë:

    ALBIN KURTI ESHTE LIDERI ME I VENDOSUR DHE ME ATEDHEDASHES NE GJITHE TROJET SHQIPTARE,ALBIN KURTI NUK ESHTE PENG I KRIMIT TE ORGANIZUAR NUK ESHTE PENG I KORRUPCIONIT,PRANDAJ DEL DHE THOTE QKA DUHET TE THOTE DHE KJO ESHTE NE TE MIRE TE KOMBIT SHQIPËTAR-

  2. Ja sa te gjejne ndonje bythcpuar (qe e gjejne kollaj) dhe ta bejne si ketu. Mos kujtoni se amerikanet jane te pagabueshem, njerez jane. Puna eshte a po behet nje gabim, apo….

  3. Super bushati! Te gjithe politibuçet e tjera jane hajdute e tradhetare, me Doç e Thaç, e gjithe qeneria politike ne te dy krahet,qe ju lepin bythen

  4. Bushat, meqe Blushi nuk doli si mostra dhe ju nuk keni asnje “mundesi” te merreni me te dhe me bemat e tij, tani po e kaloni topin tek Kurti. Nuk eshte se ka ndonje gje kunder tij, ama nuk ka qene kurre ne pushtet dhe nuk dihet se si mund te qeverise. Ndersa Blushi kur ishte ne pushtet, beri sikur ishte ne opozite dhe me pas perfitoi shume nga pseudoopozitarizmi i tij. Kujdes se mos dale edhe Kurti i tille. Ne fund te fundit i majte eshte edhe ai

  5. Njerezit ne Kosove pane dicka me integritet tek Albini nfaj dhe e votuan si force te pare.
    Grenell e rrezoi qeverine e tij dhe gatoi takim te shpejte Vucic-Thacic, por nderhyri BE me Hagen.
    Faktet i japin te drejte Albinit.
    Te pakten Trump do ta shohe mê me vemendje takimin e premtuar ne 4 shtator, po nuk u shty edhe ky

  6. QDO DITE E SHIKOJ NE YOU TUBE VODEOT E ANDI BUSHATIT DHE FATOS LUBONJES,ANDI KUR KUR I THOTE MENTOR NAZARKO ZAGARIT BY**LEPIRES, FRED PEZES,MAZNIKUT,CARLO BOLES ,RUDINA (SHURRA E PULES)HAJDARIT,DHE EDI RAMES,DHE FATOS LUBONJA ME BATON HAXHIUN ZAGAR I EDI RAMES DHE HASHIM THACIT DHE VANGJUSH DAKOS TE YLLI RAKIPI

  7. Kur nuk u bera dhe une gazetar….me ter ato gjoba, do isha bere me vil te rolling hills. Naiv shume paskam qene. Gjithmine e then, duhet ti isha fut rruges se krimit droges prostitucionit.

  8. Tjeter gje gjykata kushtetuese, tjeter gje t’i imponosh ndermjetesit negociatorin. Per me teper ky ndermjetes, SHBA, ka marredhenie preferenciale me Kosoven krahasuar me Serbine. Jam i sigurte qe brenda Serbise duhet te kete zera qe e kryqezojne Vucic pse pranon te ulet ne tryeze me ata qe i bombarduan. Imagjino te imponojne edhe krye-negociatorin. Eshte absurde. Problemi tjeter eshte besueshmeria. Akuza e Kurtit se Grenell ishte ideatori apo nxitesi i shkembimeve territoriale nuk u provua kurre, madje u diskreditua nga Grenell edhe tek Laura Ingraham p.sh. Tjeter problem eshte se sa ishte kryeminister Kurti nuk e mori persiper ta bente dhe ta argumentonte kerkesen per heqjen e Grenell tek eproret e tij. Pse? Sepse duhen fakte qe Kurti nuk i ka.

  9. YMER GELBAZA ,LIDHI ZAGARET (DJEMT) MOS OFENDO GAZETARET DHE STAFIN E LAPSI.al thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA I SHTI DJEMT E TIJ TE SHAJN FATOS LUBONJEN DHE ANDI BUSHATIN SE KETA 2 GAZETAR EDHE ARMAND SHKULLAKU NUK JANE PENG TE KRIMIT DHE TE EDI RAMES JUA THOJNE TE VERTETEN TE GJITHE POLITIKANEVE JO SI MERO GELBAZA BYTHLEPIRES NJE KOHE I SALI BERISHES TANI I EDI RAMES

  10. ndryshimi eshte se albin hajdari ‘ben thirrje’ per largimin e grenellit kurse grenelli thjesht te heq pa ber thirrje fare, sic e hoqi albin manallin ne fakt

    vazhdo bej idealizma o and koqja vazhdo. ishalla piqesh 60 vjec. toc kuklle

  11. Ore, i gjeni një shqiptar me pykë të madhe atij Grenellit…..t’a shkërdhejë në bythë atë amerikanin….
    Të shikoni pastaj po nuk i dha Kosovës edhe…..Vojvodinën ai….

  12. Sot Kosova eshte realisht nje republike bananesh me nje President servil te nderkombetareve e asnje dite i kosovareve tashme nje limon i shtrydhur. Me qeveri kukulla te sajuara me kriterin baze te servilizmit ndaj Perendimit. Ku kryeministri qe nuk i pelqen atyre e dergojne dyerve te Hages deri kur te sajone kukullen e rradhes.
    Albin Kurti pra stonon ne kete republike bananesh, por eshte rrugezgjidhja e kosovareve per te patur ate ke kane enderruar gjithmone, Vetvendosjen!

  13. Amerika I can sumen rusit ,kinezit edhe krejt klyshave rusokinez qi mohojn luften e ShBA kunder millosheviqit dhe qi krijuen republiken e Kosoves.

  14. Të kritikosh partitë poltike në pushtet për korrupcion, krim të organizuar,nepotizëm, dështim në ndërtimin e politikave në të gjitha sferat e jetës shoqrore e çka jo tjetër, nuk është se të bën më të përshtatëshmin për të qenë ne krye të qeverisë së Kosovës.Marifetet e qeveritarve të gjërtanishem edhe fatosat në kopshtet i dinë dhe me perpikëri ti listojnë.
    Mos të harrojmë se po ky Kurti,gjatë gjithë kohës sa ishte dhe është në politikë, perveç në rastet qe i përmenda më sipër, gjithnjë në vlersime dhe veprime ishte i gabuar, duke u nisur nga nënshkrimi i marveshjes së Rambujes, Planit Ahtisarit, Pavarsisë ,Famurit, Hymnit, MSA,pretendimi i prishjes së raporteve me SHBA,më pastaj maskarallëqet me gaz lotësjellës në Parlament,që shin një goditje e pamëshirshme e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare ,e mos të flasim për naivitetet politike nga më të ndryshmet Ja një margaritar i naivitetit,mos të them injorancës politike: thot se, per ndryshimin e kufive te Kosovës ka marr vesh nga një këshilltar i Thaqit që ai më pastaj i paska thënë këshilltarit të tij dhe se mu për këtë nuk iu ka përgjegjë SHBA në ftesën për bisedime me Serbinë,se atje ,më pastaj,do të ballafaqohet me thika mbi harten e Kosovës………Më shumë se qesharake,apo Bushati?!
    Nje pytje për ty Bushati: a njeh ndonje politikan në Botë që botërishtë thot se une nuk e njoh dhe as e pranoj pragmatizmin në politikë?Nese nuk e din ta trgoj unë,është z. Albin Kurti dora vet.Kaq.

  15. Albini eshte zotni i vertete e i rralle qe i le ne bisht te gjithe zholat e tjere katunare injorante te politikes shqiptare .

  16. Parlamenti, me urdhër të Berishës, u mblodh me urgjencë dhe në kohë rekord miratoi ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme, bashkoi SHIK-un me Ministrinë e Brendshme, ndërsa emëroi Bashkim Gazideden gjeneral të përgjithshëm për udhëheqjen e operacionit, duke i vënë nën komandë policinë, SHIK dhe ushtrinë. Para lejes formale nga Parlamenti, Gazidede, me urdhër të Berishës, i kishte krijuar ndërkohë batalionet, përmes disa urdhrave sekretë. Militantët ishin armatosur me arsenalin e ushtrisë dhe po stërviteshin.

    Po çfarë ndodhi më pas? 12 ditë më pas, në 14 mars 1997, batalionet e Berishës dhe Gazidedes janë shpartalluar. Në datën 14 mars, Bashkim Gazidede ka dezertuar, është fshehur dhe ka nisur lëvizjet për t’u arratisur, për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë dhe hakmarrjes së mundshme për dhunën, reprezaljet, torturat dhe zhdukjen e njerëzve me anë të SHIK. Ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali është arratisur në drejtim të paditur. Një pjesë e deputetëve ia kanë mbathur gjithashtu me anije, avion dhe rrugë të tjera. Jashtë Parlamentit dëgjohen krisma.

  17. Sot shohim se akti politik i Lukashenkos, që nuk pranon frymën e përgjithshme opozitare kundër manipulimit të zgjedhjeve, me pasion dhe arbitrarizëm, ka ngjashmëri të plotë me mënyrën sesi vepronte Berisha kundër popullit të vet në vitin 1997.

    Shqiptarët, të ngritur në revoltë kundër tij – kundër zgjedhjeve të manipuluara prej tij në vititn 1996, dhe në krizën financiare të vitit 1997.

    Është e njëjta psikikë tiranike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *