• |
ide | kryesore

Dalin RREGULLAT/ Si do të zhvillohet mësimi në Shqipëri, oraret dhe ulja në klasa

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Arsimit njoftoi dje se viti i ri shkollor do të fillojë më 14 shtator, ndërsa ka theksuar se në datën 31 gusht deri në 11 shtator, do të zhvillohen mësime plotësuese vetëm me nxënës të klasave nga 1-5, të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online.

Ndërkohë që siç raporton abcnews.al ministria e Shëndetësisë po punon për strategjinë se si do të zhvillohet mësimi në shkolla dhe masat që do marrë në mënyrë që të mos lejohet përhapja e Covid-19 në institucionet e arsimit.

Orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare, duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithsecilit, të përcaktuara këto që në muajin maj.

Hyrja dhe dalja nga ambientet e institucionit:

–Orari dhe hyrjen në institucionet të arsimit rregullohet sipas një grafiku nga drejtoria

-Nxënësit paraqiten në institucionin arsimor duke respeketuar me përpikmëri orarin

-Nxënësit hyjnë në institucionin arsimor pasi janë vendosur në radhë në largësi nga 1.5-2 metra.

-Nxënësi që ka simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes së institucion, njofton mësuesin ose personin përgjegjës për çëshjet shëndetësore

-Nuk lejohet që nxënësit të dalin nga godinës dhe të rikthehen përsëri në të, brenda ditës

Qëndrimi dhe mësimi në klasa:

-Gjatë procesit mësimor, pedagogu qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit 2 metra

-Brenda klasës nxënësit qëndrojnë të ulur në banka të paktën 1.5 deri në 2 mera larg njëri-tjetrit. ë klasat që nuk është e mundur, nxënësit duhet të ndahen ë klasa të tjera.

-Mësuesit sigurohen që në klasë të gjithë të jenë të pajisur me maskë dhe ti mbajnë rregullisht ato.

-Kur është e mundur praktikohet mësimi në ambient të hapur (oborri i institucionit) duke i respektuar largësinë dhe rregullat e mësipërme.

-Nuk lejohet ushqimi në klasë.

 



6 Comments

  1. Pika V, paragrafi 2- (sipas mundesive) cfare do me thene. Ne nje rregullore nuk ka sipas mundesive por sipas rregullave..Injorante, e te paafte

  2. Perveç masave higjeniko sanitare neper bote kane dale studime per ambinetet e mbyllura ne baze te siperfaqes dhe ventilimit se sa nxenes apo punonjes duhet te qendrojne per nje afat te caktuar kohor qe te mos infektohen. Pasataj per femijet me semundje kronike apo qe kane prinder te semure kronik nuk duhet te frekuentojne klasat dhe per ta rekomandohet mesimi online.

  3. Qeverise i intereson te hape shkollat pasi nuk permbush asnje standart ne mesimin online! Kur erdhi pandemia qeveria e pohonte qe ishim te pa pergatitur sepse na zuri! Gjithe periudhen e veres nuk u disktua asnje gje ne lidhje me projekte afatgjate se si ky problem mund te zhvillohet edhe online. Nese do te kishte nje logjistike qe do te mbeshtetej nga Qeveria, mendoj qe mesimi online do te ishte me optimal ne kushtet qe jemi!
    Kur behet keto anketat si ka mundesi qe ne nuk informohemi por vetem del ne fund me nje rezultat. Pra prinderit dolen kaq perqind Pro mesimit online …
    Ashtu sic cdo gje qe nuk funksionon ashtu do shkoje dhe ky muhabet..

    1. ti mos u vaksino! nuk te ndalon njeri..Nese semuresh, paguaj shpenzimet me parate e tua, se i bie qe je semurur me dashje!

  4. po per mjetet e dezinfektimit neper koridore , klasa etj po per ujin neper tualete jane e marre masa qe te mos mungoje …. po ne ato zona ku shkollat nga termeti jane jasht funksionit dhe nxenesit ishin transferuar ne shkolla pritese si eshte menduar zhvillini i mesimit… po per mesuesit qe duhet te shpjegojne te njwjtin mesimin 2 – 3 here per grupet e se njejtes klase a eshte menduar … A mund te thote dikush per kete vendim te KM a eshte planifikuar buxhet shtese si per Ministrin e Arsimit ashtu edhe per Pushtetin Vendor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *