• |
ide | kryesore

Del ekspertiza për vdekjen e 17-vjeçares në Velipojë: Nuk ka shenja dhune

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Del ekspertiza mjeko-ligjore për 17-vjeçaren Enisa Doda që u mbyt në Velipojë teksa kishte dalë për xhiro me motorr uji me 25-vjeçarin tashmë të arrestuar Indrit Bajraktari.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se në trupin e vajzës nuk ka pasur shenja dhune.

“Vajza nuk ka shenja dhune. 17-vjeçarja ka humbur jetën nga mbytja. Vajza kishte shenja se i ishte bllokuar frymëmarrja”, thuhet në rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.

Ndërkohë, mësohet se i arrestuari për ngjarjen e rëndë, 25-vjeçari Indrit Bajraktari, që deri dje deklaronte se nuk mbante mend gjë nga ngjarja, ka pranuar të flasë para hetuesve. Ai ka thënë para hetuesve se do të flasë vetëm në gjyq për ngjarjen.

25-vjeçari Bajraktari u arrestua një ditë më parë, ndërsa dyshohet se ka dalë në breg pa e ndihmuar të renë. Ai ishte future në det me motor uji së bashku me 17-vjeçaren, kur kjo e fundit është rrëzuar, duke humbur jetën në det.



8 Comments

  1. Po a ka shtet a ska. A ka mjek jo hajdut e jo gjobaxhi a ska ?
    Po ketu 90% e mjekeve dhe ekserteve jane hajduter me diploma- plehrat

  2. PO policia tha kishte shenja dhune ndersa “eksperti” lekeve thote jo. Nejse si do te jete ai duhet akuzuar per vrasje me dashje dhe pse jo me paramendim kur e dinte qe ajo sdinte not

  3. Njeher ishin me skaf njeher tjeter me xhet, njeher me goca te tjera njeher vet. Pastaj njeher me shenja dhune ndersa tani pas disa ditesh nuk paska shenja por thjesht qenka mbytur. A mund te na thoni sakte te verteten njeher e mire, apo jane paguar para qe te mos dali ajo e shkrete e vertete!

    1. E verteta ne kete hale vend e me keto hale doktorra eksperta, blihet nuk nxirret. Kush ka pare e ben te verteten kurven e tij- e verteta shqiptare

  4. Nuk ka shenja dhune? Por pse duhet të ketë shenja dhune për ta paditur për vrasje djalin? Edhe vetë fakti që ai e ka braktisur në det kur ajo nuk ka ditur not përbën krim! Quhet vrasje. Nëse ajo nuk dinte not ai duhej ti vishte jelekun e shpëtimit dhe ta nxirrte nga uji nëse ajo rrëzohej nga motorri. Nëse ai e ka braktisur do të thotë se e ka vrarë! Lëre pastaj që kishte deklaruar se e kishte nxjerrë në breg te xhaxhai! Ky është mashtrim për të mbuluar krimin!
    Ah mjerë ne cfarë hetuesish “ekspertë” që kemi! Edhe ankohen njerëzit pse ka vetë gjyqësi në Shqipëri!

  5. Dmth ra nga motorri dhe ky nuk mban mend. Ore kush ra nga motorri vajza apo ky robqiri. Se i bie qe ky paska perplasur koken ne trotuar ne mes te detit. Gjindja me letyre e planetit jeton ne albanistan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *