• |
ide | kryesore

Europa League, 90 minuta për të shkruar historinë: Inter sfidon Sevilla, me shumë objektiva në lojë

-Instant, F1, Sport



Inter kthehet në një finale europiane 10 vjet nga hera e fundit, ndërsa Sevilla kërkon kurorën e gjashtë, për të zgjatur rekordin e saj absolut në Europa League. Një skuadër italiane nuk e fiton trofeun që nga 1999 (Parma), Conte luan trofeun e parë europian si trajner, Lautaro Martinez diskuton finalen e parë të karrierës, Lukaku ka në shënjestër rekordin e Ronaldo Fenomenit të gjitha këto fakte që peshojnë në bilancin e një finale shumë të rëndësishme për të dy skuadrat.

ÇFARË LUHET NË KËLN…
Mbrëmjen e sotme në RheinEnergieStadion të Këlnit, Inter ka shansin e madh për të shkruar historinë: duke mundur Sevilla e duke marrë trofeun e Europa League, zikaltrit do të ngrinin në qiell trofeun e parë të epokës Suning e do të merrnin një vend si kokë grupi në edicionin e ardhshëm të Champions League. Nuk ka më pak ambicje Lopetegui, që përvec se ka shansin të fshijë njollët e errët që i la eksperienca me Real Madrid, me një fitore do të përmirësojë akoma edhe më shumë një rekord që skuadra andaluziane e ka pronësuar në këtë kompeticion: trofeun e gjashtë të Europa League.

INTER
Formacion i pandryshuar për Antonio Conte, në krahasim me atë që shkatërroi Shakhtar Donetsk. Tekniku do të heqë dorë sërish nga Skriniar e Eriksen e përpara, ku Sanchez duket i rikuperuar, i beson dyshes së pakundërshtueshme Lautaro e Lukaku. Belgu ka në shenjestër rekordin e Fenomenit në vitin e parë si interist. Në 1997/98 braziliani shënoi 34 gola e në fund të sezonit, pas vendit të dytë në kampionat pas Juventus, ngriti lart Kupën Uefa në finalen e Parisit, ndërsa deri tani Lukaku ka shënuar 33 gola në sezonin e tij të parë…

SEVILLA
I njëjti tridhëmbësh ofensiv që u pa kundër Manchester United, por Lopetegui duhet të bëjë llogaritë me situatën e Ocampos, që nuk është në formën më të mirë, por shkak të një dhimbje në gju. Megjithatë, sipas asaj që mësohet, sulmuesi do të luajë nga minuta e parë me Suson, që e jeton këtë sfidë edhe si ish-milanist e marokenin En Nesyri në mes.

Entuziazmi është në majë në kampin zikaltër, por përballë do të jetë kundërshtari më i vështirë kur flitet për Europa League: Sevilla, që në 15 vitet e fundit e ka fituar trofeun pesë herë e nuk ka humbur kurrë një finale. Këtë herë andaluzianët vijnë në aktin final të turneut jo si favoritë: Inter duket më në formë, por Suso e të tjerët kanë treguar më parë kundër Romës e United se mund të kalojnë cdo pengesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *