• |
ide | kryesore

Ironia fyese e Oliver Kahn: “Neuer është 34 vjeç, Buffon… 50”

-Instant, Sport



Oliver Kahn Champions League ka shumë besim tek Bayern Mynihu i tij, që do të diskutojë me Paris Saint-Germain finalen e Champions League të dielën në mbrëmje. Drejtuesi i bavarezëve, gjatë një telekonference, sipas asaj që bën të ditur Sport1, është ndalur në rolin e Manuel Neuer e, ndoshta tepëre i ekzaltuar, ka lëshuar një batutë ironike, deri diku edhe fyese, për Gianluigi Buffon.

“Bayern Mynih drejtohet nga një teknik, Flick, që gjen gjithnjë mënyrën e fjalët e duhura për të arritur tek lojtarët e për ti motivuar edhe më shumë. Ky është sekreti i skuadrave të mëdha”, ka kommentuar Kahn. “E dimë forcën e Paris Saint-Germain, por edhe ne i njohim pikat tona të forcës”.

E pikërisht mbi potencialin e bavarezëve, ish-portieri i kombëtares së Gjermanisë, është ndalur tek Manuel Neuer, duke e konsideruar një armë të rëndësishme të Bayern Mynih. “Kur një portier vjetërohet nuk përkeqësohet, përkundrazi. Neuer është 34 vjec e mund të vazhdojë të luajë gjatë. Buffon? Sa vjec është? Shpejt 50…“, ka ironizuar gjermani duke bërë paralelen mes portierit të klubit bavarez e ekspertit italian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *