• |
ide | kryesore

Jim Belushi, një reality show për marijuanën

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori me origjinë shqiptare, Jim Belushi  ka vendosur të bëjë një reality-show për marijuanën .

“Growing Belushi”, pati premierën e saj (19 gusht) në Discovery dhe është një “reality show” që do të ndjekë përpjekjet e aktorit për të krijuar një fermë kanabisi ligjore në Oregon.Në episodin e parë, ai foli për vëllain e tij, i cili vdiq në moshën 33-vjeçare nga mbidoza e kokainës dhe heroinës. Jim Belushi u shpreh se beson që nëse i vëllai, atëherë, do të konsumonte marijuanë, mbase sot do të ishte gjallë:“Në vitet ’70, nëse do t’i dinin, ato që ne dimë sot për marijuanën dhe përfitimet shëruese të saj, unë mendoj se vëllai im, John, do të ishte ende gjallë.”Jim u shpreh se kjo ë shtë dhe arsyeja që aktori është kaq i interesuar për fuqitë shëruese të marijuanës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *