• |
ide | kryesore

Keni plane për fundjavën? I nxehti afrikan do të godasë Shqipërinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë me dije parashikimin e motit në Shqipëri për ditët e ardhshme. Sipas SHMU-së, për ditët në vazhdim moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, duke favorizuar të gjithë ata që janë ende me pushime në bregdet. Ndërkohë që për shkak të masave ajrore që vijnë nga Afrika e Veriut, temperaturat do të pësojnë një rritje, duke kapur 38°C në fundjavë. Sa i përket erës, ajo do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-10m/s më tepër e ndjeshme nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Njoftimi

Lajme të mira vijnë nga parashikimi i motit sa i përket dy ditëve që presim përpara. Të ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin dhe ideal për ata të cilat kanë planifikuar pushime për këto dy ditë. Temperaturat për shkak të masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut pritet të jenë të larta deri në 38-39°C kryesisht mesdita e ditës së Diel. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-10m/s më tepër e ndjeshme nga orët e mesditës deri ato të pasdites përgjatë vijës begdetare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *