• |
ide | kryesore

Krim i rëndë në Mitrovicë, vajza ther nënën me thikë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një vajzë shqiptare, banuese në Mitrovicë është vënë në pranga pasi akuzohet se ka sulmuar me thikë nënën e saj. Mediat kosovare shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, në banesë nku jetonin nënë e bijë, në Mitrovicë.

Pas një sherri mes nënës dhe vajzës, kjo e fundit, ka marrë thikën dhe e ka sulmuar nënën e saj. E moshuara ka marrë plagë në trup dhe ndodhet e shtruar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërsa, autorja e sulmit është në qeli, dhe me vendim të prokurorit do të mbahet 48 orë brenda. Më pas do të caktohet masa e sigurisë për të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *