• |
ide | kryesore

Plas kallashnikovi në Pogradec

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pas mesnate në një lokal të Pogradecit.

Policia njofton se një 35-vjeçar ka plagosur me kallashnikov shtetasin B. Sh., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes autori është larguar me shpejtësi, ndërsa policia po punon intensivisht për kapjen e tij sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri 1 shtetas gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Më datë 21.08.2020, rreth orës 02:00, në një lokal në fshatin Bishnicë, pas një konflikti të çastit shtetasi A. Ç., rreth 35 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri tip automatik shtetasin B. Sh., i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë arma e zjarrit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit A. Ç., si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



2 Comments

  1. Punonjësit e SHIK marrin urdhër për të asgjësuar personat që i pengojnë në marshimin për shtypjen e protestave. Por më kriminal është një tjetër urdhër për mobilimin e rezervistëve në rrethet Bulqizë, Peshkopi dhe Burrel për të luftuar në Jug. Me rezervistë, Gazidede, në koordinim me Berishën, u referohet militantëve të PD-së. Në 6 mars 1999, lëshohet urdhri sekret nr. 82, për mobilimin e militantëve të PD në Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Dibër, Kurbin. Lezhë, Malësi e Madhe dhe Burrel. Urdhri parashikon edhe armatosjen e militantëve me armatimin e ushtrisë. Këto urdhra nxjerrin në pah strategjinë për të përfshirë në konflikt të armatosur qytetarë të zonave të Veriut me qytetarë të zonave të Jugut.

    Në 3 mars 1997 është lëshuar një tjetër urdhër sekret për të dislokuar në Fieri 9 tanke nën komandën e Isamedin Haxhisë, vëllain e Izet Haxhisë, i cili në atë kohë ishte truproja i Sali Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *