• |
ide | kryesore

Video/ Panik në fushë: sulmuesi francez humb ndjenjat, pastaj vazhdon lojën deri në fund

-Instant, Sport, Video



Momente tmerri gjatë ndeshjes së kampionatit të Arabisë Saudite mes Al-Ahli e Al-Hilal. Në minutën e 13′ Bafetimbi Gomis, sulmuesi francez i skuadrës vendase, është rrëzuar në fushë nën sytë e të gjithë shokëve e kundërshtarëve që e shihnin të frikësuar. 35 vjecari pastaj e mori veten dhe e coi ndeshjen deri në fund.

Për Gomis nuk është hera e parë, duke qenë se i ka ndodhur kur luante për Sëansea, Galatasaray e gjatë një stërvitje me kombëtaren franceze. Futbollisti, në fakt, vuan nga një sinkopi vazovagale, një rënie e papritur e tensionit të gjakut që provokon humbjen e ndjenjave, që shkaktohet zakonisht nga situata me stres emocional. “Faleminderit për mesazhet e shumta afektive, më shumë frikë se dhimbje” ka postuar Gomis në Twitter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *