• |
ide | kryesore

Përfundon studimi: Linja e gazit Shqipëri-Kosovë kushton 211 milionë euro

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Me përfundimin e gazsjellësit TAP, nëse Shqipëria i shfrytëzon mirë mundësitë, ka gjasa të shndërrohet në distributorin kryesor të gazit në Rajonin e Ballkanit, i cili aktualisht nuk bën pjesë në linjat europianë të transmetimit.

Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, e cila funksionin në kuadër të procesit të Berlinit njoftoi përfundimin e studimit për një linjë të transmetimit të gazit nga Shqipëria në Kosovë, për tu shtrirë më tej në Serbi.

Studimi paraprak ka treguar se përfundimi i projektit do të kushtojë 211 milionë euro. Gjysma e shumës do të financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Linja Shqipëri-Kosovë synon të krijojë një rrugë të re furnizimi me gaz natyror nga Lindja e Mesme dhe rajoni Kaspik i transportuar nga Tubacioni Trans Adriatik për  në veri-lindje të zonës së Ballkanit Perëndimor drejt Serbisë.

Kjo linjë është planifikuar të lidhet sistemin ekzistues dhe të planifikuar të transmetimit të gazit në Shqipëri me sistemin e ardhshëm të transmetimit të gazit në Kosovë, si dhe me linjat e degës lindore të Unazës së Gazit të Komunitetit të Energjisë.

Korniza e investimeve të Ballkanit siguroi një grant prej 300,000 euro për studimin e para-fisibilitetit për projektin, i cili tashmë ka përfunduar.

Nëse ndërtohet, projekti do të mundësojë gazifikimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe kështu do të sigurojë një furnizim me kosto të ulët dhe ndikim të ulët në mjedis në raport me drutë e zjarrit, qymyrin dhe vajrat e naftës.

Pas vlerësimit të tregut të mundshëm të gazit në Kosovë dhe Shqipëri, u morën në konsideratë opsione të ndryshme të shtrirjes, duke përfshirë shtrirjen e rrjetit edhe ndërmjet Kosovës dhe vendeve fqinje.

Zhvillimet e fundit në tregun e gazit në Evropë dhe ndërtimi i Gazsjellësit TAP si korridor për furnizimin me gaz nga Deti Kaspik në Evropë kanë krijuar kushtet për futjen e gazit natyror në tregjet e energjisë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Për më tepër, Tubacioni Jon-Adriatik (IAP) synon të krijojë një rrugë të re furnizimi për gaz natyror nga Lindja e Mesme dhe Deti Kaspik në veri, përgjatë bregdetit Adriatik. Ndërsa linja Shqipëri-Kosovë (ALKOGAP) do të ndërlidhet me këto dy tubacione të planifikuara të transmetimit të gazit që do t’i shërbejnë Shqipërisë.



2 Comments

  1. Lutem investigo kompaninë ALBGAZ – ku djali 28 Vjeç është administrator dhe i jati i tij bashkëpunëtor. Vetëm prej ktij spo zhvillohet gazi se është i paaftë dhe e ka menjen për laraska. Harxhon 2 mio eur në Vit me kompanin shtretërore dhe bën çoka e nuk prodhon asgjë. Kërkoni ju lutem Arbër Avrami.

    1. Albgazi eshte kompani shteterore ekrijuar vetem per qokat e Rames dhe ka bere kontrate me SNAM Itali per te ndertuar tubacionet.. nuk ke cfare studimi ti besh..eshte qeveria ne mes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *