• |
ide | kryesore

Pipero: Kush duhet të bëjë kujdes me hapjen e shkollave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i ftuar në Fax News, ka folur lidhur me hapjen e shkollave pas disa javësh. Edhe pse bota po lufton ende me pandeminë e koronavirusit, mjeku Pipero është shprehur se është pro hapjes së shkollave duke bërë thirrje për kujdes nga mësuesit dhe nxënësit.

“Ky është lajmi më i mirë i mundshëm i marrë në këtë situatë sa i përket hapjes së shkollave, kam qenë dhe jam partizan i hapjes së shkollave. Hapja nuk do të thotë se nuk kemi virusi, por të gjithë duhet të kemi kujdes. Unë besoj se institucionet arsimore, janë më të kontrolluar më të përgjegjshme, nuk mund ta krahasoj me baret dhe restorante.

Nxitohen shpesh pse doli një mësues të mbyllim shkollën, është vendimi më i keq i mundshëm dhe i gabuar. Mbyllja nuk është zgjidhje është zgjedhje e përkohshme dhe sa më e shkurtër aq më e mirë është. Nuk duhet të kemi frikë duhet të kemi kujdesin maksimal” – tha ai.

Pipero ka bërë edhe një parashikim për numrin e të infektuarve nga pandemia e COVID-19 në muajt në vazhdim duke u shprehur se rastet pritet që të shtohen në fund të dimrit.

“Gjysma e dytë e shatorit mund të ketë numra më të reduktuar. Mund të shtohet numri i rasteve në fund të vjeshtës dhe në fillim të dimrit. Fillimi i tetorit është mirë të për të filluar vaksnimin stinor dhe për fashava të caktuara të popullsisë të cilat janë më të riskuar duhet ta marrin falas” – tha Pipero.



5 Comments

  1. femijet e shqiperise ne dore te nje ministre lezbike dheh te nje mjeku protagonist ne tv..qe nuk kane femije ne shkolle..Zoti paste meshire per femijet tane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *